andonovski strategjia per inteligjencen artificiale duhet te miratohet deri ne fund te vitit 6aabf4208fe83

Andonovski: Strategjia për inteligjencën artificiale duhet të miratohet deri në fund të vitit

September 17, 2026
1 minut lexim

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pret që strategjia kombëtare për inteligjencën artificiale të miratohet deri në fund të vitit. Një nga aktivitetet e strategjisë do të jetë miratimi i ligjit për përdorimin e inteligjencës artificiale.

Nesër, në Ministrinë e Transformimit Digjital do të mbahet takim i grupit të punës, pas së cilës versioni i draftit do të vendoset në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik të Rregulloreve (ENER) dhe do të organizohen debate publike.

“Pres që ta miratojmë deri në fund të vitit. Një nga aktivitetet e strategjisë është shqyrtimi i miratimit të ligjit për përdorimin e inteligjencës artificiale. Pra, jo rregullimi i prodhimit ose krijimit të inteligjencës artificiale, por përdorimi i saktë etik dhe parimor për të mirën e inteligjencës artificiale”, ka thënë ministri Andonovski.

Lidhur me ndërtimin e Qendrës kombëtare të të dhënave, Andonovski tha se tashmë po zhvillohen bisedime me financuesit potencial të projektit, ndërsa Ministria e Transportit tashmë po diskuton përcaktimin e procedurës së nevojshme për përdorimin e lokacionit pranë Bunarxhikut.

“Lokacioni do të jetë afër Shkupit, pranë njërës prej zonave zhvillimore industriale. Është tokë shtetërore që nuk përdoret për bujqësi apo për ndonjë gjë tjetër, kështu që ne do ta përdorim këtë hapësirë. Në afërsi tashmë janë ndërtuar centralet fotovoltaike. Në fazën e dyte gjithashtu planifikojmë të ndërtojmë një central fotovoltaik, përveç qendrës së të dhënave me të cilën do të përdorim 30 deri në 40 për qind të konsumit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik”, ka thënë Andonovski.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dua lipa pas vendimit ne hage liria eshte fitu me gjakun e deshmoreve uck do te mbetet simbol i pavaresise sone 6aabf17cd5f09
Lajmi i mëparshëm

Dua Lipa pas vendimit në Hagë: Liria është fitu me gjakun e dëshmorëve, UÇK do të mbetet simbol i pavarësisë sonë

38 vjecarja nga shkupi hodhi mbeturina nga ura ne lepenec policia e gjobiti dy here 6aabf56d6b414
Lajmi i radhës

38-vjeçarja nga Shkupi hodhi mbeturina nga ura në Lepenec, policia e gjobiti dy herë

Të fundit nga

ShkoLartë