andonovski qeveria eshte stabile ka mundesi per ndryshime por per momentin nuk ka paralajmerime 6965792e88289

Andonovski: Qeveria është stabile, ka mundësi për ndryshime, por për momentin nuk ka paralajmërime

January 13, 2026
1 minut lexim

Qeveria është stabile. Ekziston mundësi për ndryshime, por për momentin nuk ka paralajmërim të tillë, tha sonte ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Në intervistë për “360 Gradë” në TVM 1, Andonovski theksoi se komunikimi i ndërsjellë i resoreve qeveritare është i shkëlqyer.

I pyetur për situatën në VMRO-DPMNE dhe nëse beteja e brendshme partiake për lider të ardhshëm tashmë ka filluar, duke marrë parasysh se në vitin 2029 duhet të zgjedhet kryetar i ri, ministri u përgjigj se “VMRO-DPMNE po hyn në një periudhë rezultatesh, e jo të betejave kadrovike”. Vitet e ardhshme, shtoi, do të jenë shumë produktive, sepse nuk do të ketë presion për funksione dhe pozicione.

“Nuk do të thoja se ka ndonjë lloj beteje, ambiciet janë gjë e natyrshme për të gjithë ata që janë të përfshirë në politikë. Pres rritje të dinamikës në punë, si të Qeverisë, ashtu edhe të partisë, sepse është koha për të treguar rezultate”, tha Andonovski, duke shtuar se qëllimet e tij kryesore lidhen me rezultatet, e jo me funksionet.

Ai është decid se nuk ka kontrata prapaskene në prokurimin publik me vlerë 1,1 milion euro për mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të dokumenteve në Ministrinë e Transformimit Digjital. Ai theksoi se tenderi u zhvillua ligjërisht dhe Ministria nuk ka kompetencë të hetojë pronësinë e kompanive që i fitojnë tenderët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vjedhje e kabllove te bakrit nga ura hekurudhore 69657876977cc
Lajmi i mëparshëm

Vjedhje e kabllove të bakrit nga ura hekurudhore

rama eshte pro vucic alimehmeti paralajmeron 696585b5d9146
Lajmi i radhës

“Rama është pro Vuçiç”- Alimehmeti paralajmëron

Të fundit nga

ShkoLartë