ancelotti i prere para boterorit 2026 nuk ka vende te garantuara as per neymarin e viniciusin 692d9a73ada3f

Ancelotti i prerë para Botërorit 2026: Nuk ka vende të garantuara, as për Neymarin e Viniciusin

December 1, 2025
1 minut lexim

Carlo Ancelotti ka dhënë një mesazh të fortë vetëm pak muaj para Kupës së Botës 2026, duke theksuar se askush nuk e ka të sigurt një vend në Kombëtaren e Brazilit. Në një intervistë për Esporte Record, trajneri italian u shpreh se grumbullimet do të varen ekskluzivisht nga forma fizike e lojtarëve, përfshirë edhe yjet si Neymar dhe Vinicius Junior.

Ai theksoi se konkurrenca në sulm është e ashpër dhe se do të thërrasë vetëm futbollistë që janë në gjendje të plotë fizike. Sipas tij, edhe emrat më të mëdhenj nuk përbëjnë përjashtim kur bëhet fjalë për Botërorin. “Për të shkuar në Kupën e Botës duhet të jesh 100%. Kjo vlen për të gjithë, për Neymarin dhe për Viniciusin. Nëse nje lojtar është 90%, unë zgjedh dikë tjetër që mund të garantojë 100%,” tha Ancelotti.

Neymar, i cili nuk është grumbulluar që prej verës kur Ancelotti mori drejtimin e Seleçãos, vazhdon betejën me rikuperimin pas disa dëmtimeve të rënda. Dëmtimi në gju që pësoi kohët e fundit ka hedhur dyshime mbi pjesëmarrjen e tij në Botëror, megjithatë ai po punon intensivisht për të qenë gati. Ancelotti theksoi se talenti i tij nuk vihet në diskutim, por forma fizike është vendimtare: “Neymar nis garën nga e njëjta pikë si të gjithë të tjerët, pavarësisht se çfarë ka arritur më herët.”

Ndërkohë, Vinicius Junior u shfaq entuziast për punën nën drejtimin e Ancelottit. Ai tha se ekipi po formëson një identitet të ri loje dhe se të gjithë lojtarët janë të vetëdijshëm për detyrën që i pret në Botëror. “Kupa e Botës është afër dhe duhet të krijojmë humorin e duhur. Shansi ynë ka ardhur,” u shpreh sulmuesi, i cili më parë ka punuar me Ancelottin edhe te Real Madrid.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

monika kryemadhi paraqitet ne spak pershendet gazetaret po nuk u pame 692d9a15390f4
Lajmi i mëparshëm

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, përshëndet gazetarët: Po nuk u pamë…

gervalla uron rifat jasharin jemi me fat qe te kemi simboli i kosoves 692d9a8134b44
Lajmi i radhës

Gërvalla uron Rifat Jasharin: Jemi me fat që të kemi, simboli i Kosovës

Të fundit nga

Beteja për titullin

Formula 1 ka mbërritur në Abu Dhabi, ku të dielën do të vendoset titulli i edicionit të 76-të. Lando Norris, Max Verstappen dhe Oscar Piastri do të garojnë për titullin, pasi kanë
ShkoLartë