amorim nen presion por ratcliffe i jep mbeshtetje te plote 68e6bdd6a9761

Amorim nën presion, por Ratcliffe i jep mbështetje të plotë

October 8, 2025
1 minut lexim

Bashkëpronari i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, i ka dhënë mbështetje të plotë Ruben Amorim mes spekulimeve për të ardhmen e trajnerit portugez në klub.

72-vjeçari, i cili bleu një pjesë të vogël të aksioneve të gjigantit anglez në shkurt të vitit të kaluar, ka theksuar se nuk ka ndërmend të dorëzohet ndaj presioneve të jashtme që kërkojnë largimin e Amorimit nga Old Trafford.

Duke folur për “The Business”, podcastin e ri të Times Radio, Ratcliffe tha:

“(Amorim) nuk e ka pasur sezonin më të mirë. Ruben duhet të tregojë se është një trajner i madh gjatë tre viteve. Kështu e shoh unë situatën.”

Trajneri portugez ka pasur një fillim të vështirë në aventurën e tij në Manchester, pasi u bashkua me United nga Sporting Lisbon gati një vit më parë.

Aktualisht,“Djajtë e Kuq” ndodhen në vendin e 10-të në Premierligë, me bilanc prej tre fitoreve, një barazimi dhe tre humbjesh deri më tani këtë sezon.

Rezultati më zhgënjyes për United ka qenë eliminimi në raundin e dytë të Carabao Cup, pas humbjes dramatike me penallti (12–11) ndaj skuadrës së kategorisë së katërt, Grimsby Town.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ekzekutimi i gjyqtarit ne sallen e gjyqit manjani me tone te ashpra shqiptaret vrasin per motive te dobeta degjenerim i mentalitetit 68e6bd7569c10
Lajmi i mëparshëm

Ekzekutimi i gjyqtarit në sallën e gjyqit, Manjani me tone të ashpra: Shqiptarët vrasin për motive të dobëta! Degjenerim i mentalitetit

abdixhiku me 2021 vetem pejen e lipjanin e fituam pa balotazh kete here presim me shume komuna 68e6bde10b9e9
Lajmi i radhës

Abdixhiku: Më 2021 vetëm Pejën e Lipjanin e fituam pa balotazh, këtë herë presim më shumë komuna

Të fundit nga

ShkoLartë