amir rrahmani e napoli e fitojne superkupen e italise 6949ba73e4dd2

Amir Rrahmani e Napoli e fitojnë Superkupën e Italisë

December 22, 2025
1 minut lexim

Napoli ka fituar Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori dhe kjo është hera e parë me Antonio Conten në stol.

Në finalen e zhvilluar në Riad, skuadra napolitane mposhti 2:0 Bologna-n e Vincenzo Italianos, falë një nate fantastike të brazilianit David Neres.

Neres hapi rezultatin në minutën e 39-të me një goditje të majtë të saktë që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, duke i dhënë avantazh Napolit në pjesën e parë.

Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi brazilian ishte i shpejtë të kapte pasimin e Ravaglias për Lucumì dhe me një prekje të lehtë shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren dhe ‘dipietën’ personale.

Napoli dominoi lojën pa shumë histori, duke treguar superioritet ndaj një Bolonje që nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme.

Kjo fitore i siguron Napolit një trofe të ri, duke theksuar edhe më tej rikthimin e skuadrës napolitane në majat e futbollit italian nën drejtimin e Conte-s.

Për Napolin, kapiteni i Kosovës dhe qendërmbrojtësi Amir Rrahmani kompletoi tërë ndeshjen.

Ai e fitoi trofeun e tij të tretë me klubin italian.

Rrahmani ishte një nga më të mirët në fushën e lojës për Napolin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rama do te goditet nga drejtesia brenda janarit deklarata e forte e gazetarit ne mars qeveri teknike 6949ba1598167
Lajmi i mëparshëm

‘Rama do të goditet nga drejtësia brenda janarit’, deklarata e fortë e gazetarit: Në mars qeveri teknike

fiks fare parate e bamiresise per balte e lluce pas degradimit te lagjes ne ishem behet tender per studime sizmologjike 6949bb236cebc
Lajmi i radhës

Fiks Fare/ “Paratë e bamirësisë për baltë e llucë”, pas degradimit të lagjes në Ishëm bëhet tender për studime sizmologjike

Të fundit nga

Elijona plas ‘bombën’ ndaj Klodit

Finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona, e ka plasur një ‘bombë’ ndaj Klodit. Ajo tha se Klodi e ka pyetur atë se a e do ishte e

Bologna, Nottingham dhe Celta bëjnë detyrën

Janë përfunduar takimet e fundit për play-off-in në Europa dhe Conference League në futboll.  Në Europa League, Bologna ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit, po 1-0 ndaj Brann, falë golit të
ShkoLartë