amir rrahmani afer te nenshkruaje kontrate te re 69189e943ddcd

Amir Rrahmani afër të nënshkruajë kontratë të re

November 15, 2025
1 minut lexim

Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani nuk e nisi mirë sezonin e ri, pasi pësoi një lëndim që e mbajti jashtë fushës për pothuajse dy muaj.

Mirëpo, tash e tri ndeshje, Rrahmani duket se është këndellur, duke luajtur minutat e plota në tri ndeshjet e fundit me Napolin.

E, ky i fundit po ia shpërblen mundin qendërmbrojtësit kosovar, duke ia ofruar një kontratë të re.

Ajo aktualja është valide deri në vitin 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër, mirëpo Napoli dëshiron t’ia ofrojë kontratën e re, me kushte më të mira.

Siç raporton “Corriere Mezzogiorno”, Rrahmani pritet të përfitojë një pagë të re prej 4 milionë euro në vit.

Sezoni që po zhvillohet, është i gjashti me fanellën e Napolit për Rrahmanin, i cili po ashtu e ka fituar dy herë Serie A-në.

Rrahmanin mund ta shohim sonte në aksion, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit të Kosovës me Slloveninë, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në “Stadion Stozice”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne aksin vlore kote perplasen dy mjete plagoset pasagjeri 69189e35516ba
Lajmi i mëparshëm

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, përplasen dy mjete, plagoset pasagjeri

aak ska koalicion me vv ska vote per konjufcen 69189ea1cbdd5
Lajmi i radhës

AAK: S’ka koalicion me VV, s’ka votë për Konjufcën

Të fundit nga

ShkoLartë