amir elezi vlen fiton shumicen e komunave aki ne e pret humbje e thelle 68f27d78cba5a

Amir Elezi: VLEN fiton shumicën e komunave, AKI-në e pret humbje e thellë

October 17, 2025
min lexim

Nënkryetari i Shtabit të VLEN, Amir Elezi në debatin në TV 24, ka thënë se gjatë kohës së qeverisjes së LSDM dhe BDI ndodhën rastet tragjike si Spitali modular, “Durmo turs”, “Besa trans” dhe se është koha që drejtësia të vihet në vend.

Atë që duhet bërë bashkërisht, tha ai duhet të luftojmë për sistem më efikas gjyqësor, veçmas në Prokurori.

“Është koha që ne politikanët dhe sistemi gjyqësor të krijojmë sistem ku secili duhet të përgjigjet, pa asnjë ndikim politik, sepse ato prekin në ndërgjegjen tonë kolektive. Kjo edhe duke e ditur se sistemi gjyqësor ka një përqindje të vogël të besimit”, ka thënë Elezi.

Lidhur me fushatën zgjedhore, ai tha se VLEN vjen me një qasje tjetër, derisa opozita siç thotë, në mungesë të programit dhe ofertës ndaj votuesve, nuk ka se çka ofron.

“Oponentët tanë flasin për tema të mëdha dhe që nuk lidhen me problemet lokale, ndërsa shohin shpresë tek zgjedhjet e parakohshme parlamentare. AKI është në numër më të vogël, nuk janë më partitë si PDSH e Thaçit dhe ajo e Arjanit Hoxhës, nuk janë boshnjakët, turqit, romët. BDI nuk arriti të reformohet dhe nuk arriti të reflektojë rezultate me kryetarët e tyre për komunat”, tha Elezi.

Ai thotë se VLEN do të fitojë shumicën e komunave, derisa AKI do të mbetet me një komunë.

“Jam i bindur dhe këtë e dinë qytetarët se opozita nuk do të mund të fitojë asnjë komunë dhe komunën e vetme ku do të fitojnë është ajo ku ne nuk kemi kandidat; në Pllasnicë. Për të tjerat do të jemi dëshmitarë të dielën, ku si VLEN 5 apo 7 komuna t’i fitojmë që në raundin e parë edhe atë: Strugën, Dibrën, Çairin, Tetovën, Zhelinën, Tearcën, Bogovinën etj”, tha Elezi, sekretar i përgjithshëm i Alternativës.

Ai shprehet se si VLEN presin përmirësim të këtij rezultati për dallim të zgjedhjeve parlamentare edhe për shkak të rezultateve që kanë arritur gjatë këtyre 15 muajve.

Me 107 mijë votat, ne jemi përfaqësues të shqiptarëve

Në pyetjen se çka nëse VLEN humb zgjedhjet, Elezi me përgjigje të prerë: Kjo nuk do të ndodhë, pa dallim të kësaj, për të mirën e vendit dhe demokracisë nuk do të kemi as zgjedhje të parakohshme dhe se opozita do të pësojë humbje të thellë.

“Ne jemi në qeveri sepse ne fituam 107 mijë vota në bllokun shqiptar për dallim nga opozita që u futën në aventurë të bëjnë koalicion me partitë tjera të vogla që sot nuk janë pjesë e saj, ne jemi përfaqësues të shqiptarëve. Gjatë qeverisjes sonë sollëm ligjin për përfaqësimin e drejtë, investime direkte në komunat shqiptare si dhe ligje të tjera që janë votuar në Kuvend që BDI nuk arriti t’i sjell gjatë 23 viteve të qeverisë së saj”, tha mes tjerash Elezi.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vazhdon kaosi ne transportin urban ne shkup autobuset serish nuk arrijne ne kohe 68f27cd2ccb03
Lajmi i mëparshëm

Vazhdon kaosi në transportin urban në Shkup, autobusët sërish nuk arrijnë në kohë

zgjedhjet e pjesshme vendore kshz miraton prodhimin e rreth 335 mije fletevotimi 68f27ed3c98f4
Lajmi i radhës

Zgjedhjet e pjesshme vendore, KSHZ miraton prodhimin e rreth 335 mijë fletëvotimi

Të fundit nga

ShkoLartë