ambasadori i be se ne nje konference te perbashket shtypi me kryeministrin mickoski kerkoi pershpejtimin e reformave 690cdad9744b3

Ambasadori i BE-së në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave

November 6, 2025
1 minut lexim

Shkup, 6 nëntor – Ambasadori i BE-së në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave. Sipas tij mungon përparimi në Gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Në këtë fushë tha se është e nevojshme ndryshimi i Kodit Penal. Kujtoi edhe ndryshimet kushtetuese, që janë kyçe në rrugën drejt BE-së.

“Tani është koha që të shfrytëzohet shansi, të përshpejtohen reformat dhe të zbatohen më me vendosmëri. Krahasuar me raportet e viteve të fundit është arritur një lloj përparimi, por megjithatë konfirmohet nevoja për përkushtim më të madh nga spektri politik. Nuk ka përparim sa i përket reformave në Gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Kjo mbetet e rëndësisë thelbësore që të bëhet. Këto nuk janë vetëm përcaktime, por themel për besimin e qytetarëve dhe për të ardhmen evropiane të shtetit. Viti i tretë me radhë, në këtë fushë nuk kemi përparim të theksuar. Megjithatë pikërisht këtu një përkushtim i ri mund të bëj një dallim serioz. Sa i përket luftës ndaj korrupsionit dua të theksoj së është e nevojshme ndryshimi i Kodit Penal në Kuvend në përputhje me rekomandimet”, tha Mikalis Rokas, Ambasador i BE-së.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

arrestohet drejtori i agjencise per mbeshtetje financiare ne bujqesi dyshohet per marrje ryshfeti per fondet ipard 690cd3b4a0533
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi – dyshohet për marrje ryshfeti për fondet IPARD

balla osbe i vleresoi zgjedhjet pd depozitoi mbi 40 ankesa ne kolegjin zgjedhor pa asnje prove 690cdcd684943
Lajmi i radhës

Balla: OSBE i vlerësoi zgjedhjet, PD depozitoi mbi 40 ankesa në Kolegjin Zgjedhor pa asnjë provë

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë