ambasada e gjermanise mbeshtet shoqerine civile qe protestoi te kuvendi partive u kerkon dialog dhe kompromis 685c182a24930

Ambasada e Gjermanisë mbështet shoqërinë civile që protestoi te Kuvendi, partive u kërkon dialog dhe kompromis

June 25, 2025
1 minut lexim

Ambasada gjermane në Kosovë, ka përkrahur protestën e shoqërisë civile të mbajtur sot te kuvendi i Kosovës lidhur me moskonstituimin e këtij institucioni. Nga ambasada është thënë se institucionet funksionale janë gurthemeli i demokracisë.

Në postimin e ambasadës thuhet edhe se ato mbështesin mesazhin e shoqërisë civile ku thuhet se Kosovës i nevojiten institucionet për të gjithë qytetarët.

‘‘Institucionet funksionale janë gurthemeli i demokracisë.

Ne e përforcojmë sot mesazhin e fuqishëm nga shoqëria civile: Kosovës i nevojitet një Kuvend funksional, një Kryetar i zgjedhur i Kuvendit dhe një qeveri që vepron – për të gjithë qytetarët e saj’’, thuhet në postimin e ambasadës.

Tutje, përsëritet edhe qëndrimi i ambasadorit Rohde i cili ka deklaruar se vendi duhet të jetë i pari, ndërsa politika partiake e dyta.

Po ashtu, deklarohet edhe se të gjithë deputetët dhe partitë kanë përgjegjësi që të tregojnë udhëheqje.

‘‘Siç ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme ambasadori Rohde: vendi i pari, politika partiake e dyta.

Është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë deputetëve dhe partive të zgjedhura që të tregojnë udhëheqje, të angazhohen në dialog të qëllimshëm dhe në kompromis, në frymën e Kushtetutës’’, vijohet tutje.

Në fund nga ambasada është kërkuar që të ecet përpara për stabilitet e përparim.

‘‘Mandati demokratik sjell edhe përgjegjësi. Le të ecim përpara – për stabilitet, për përparim dhe për qytetarët’’, thuhet aty. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skuadrat e superiores dhe kategorise se pare do te perfitojne 685c18270419f
Lajmi i mëparshëm

Skuadrat e Superiores dhe Kategorisë së Parë do të përfitojnë

protesta ne kenia ne pervjetorin e trazirave vdekjeprurese te vitit 2024 685c1952600f8
Lajmi i radhës

​Protesta në Kenia në përvjetorin e trazirave vdekjeprurëse të vitit 2024

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë