amazon lancon nje mjet ai per gjenerimin e imazheve 6569a0c0cde28

Amazon lançon një mjet AI për gjenerimin e imazheve

December 1, 2023
1 minut lexim

Amazon ka kërcyer në vagonin e kompanive teknologjike të cilat vendosën të lançonin gjeneruesin e tyre të imazhit. Konsumatorët e AWS tashmë mund të provojnë një version eksperimental të Titan Image Generator.

Amazon thotë se mjeti mund të prodhojë volume të mëdha imazhesh reale me cilësi studioje me kosto të ulët.

Pretendon se AI mund të gjenerojë imazhe bazuar në kërkesa komplekse me tekst duke u siguruar kompozimi i objekteve është i saktë por në të njëjtën kohë duke aplikuar kufizime.

Kjo sipas kompanisë ndihmon me reduktimin e përmbajtjeve të dëmshme dhe ul rrezikun e përhapjes së lajmeve të rreme.

Përdoruesit të cilët kërkojnë editimin e një imazhi, mund të izolojnë hapësirat në të cilat duhen të heqin detaje. Për shembull mund të zëvendësojnë një sfond ose të ndërrojnë një objekt.

AI mund të zgjerojë kufijtë e imazhit duke shtuar detaje artificiale njëlloj siç vepron Generative Expand në Photoshop.

Së fundi Amazon tha se Titan aplikon informacion mbi imazhet që gjeneron dhe që është i padukshëm. Me këtë kompania redukton përhapjen e informacioneve të rreme duke ofruar mekanizma të cilët identifikojnë imazhet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

neser ne ora 1205 dy here nga 30 sekonda testohet sistemi i alarmit publik ne prishtine 656997a9e73c8
Story i mëparshëm

Nesër në ora 12:05, dy herë nga 30 sekonda testohet sistemi i Alarmit Publik në Prishtinë

ushtria izraelite vret nje gazetar tjeter ne sulmet e reja ne gaza 6569a13ebd2ea
Story i radhës

Ushtria izraelite vret një gazetar tjetër në sulmet e reja në Gaza

Të fundit nga

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se ka shpërthyer gypi kryesor që furnizon rrugën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri. Si pasojë, KRU “Mitrovica” thotë se kjo zonë mbetet pa ujë deri
ShkoLartë