altin aliu shpallet ylli i javes ne superlige 68ffae34b3a66

Altin Aliu shpallet “Ylli i Javës” në Superligë!

October 27, 2025
1 minut lexim

Futbollisti i FC Malishevës, Altin Aliu, është shpallur “Ylli i Javës” për javën e dhjetë të Superligës së Kosovës, pasi me dy golat e tij siguroi fitoren 2:0 ndaj FC Prishtina e Re dhe tri pikë të rëndësishme për skuadrën malishevase.

Çmimi, që ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin zyrtar Albi Mall, u vlerësua nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Afrim Visoka, Agim Xhakolli dhe Fisnik Adem.

Pas marrjes së çmimit, Aliu u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe theksoi synimin e klubit për pjesëmarrje në garat evropiane.

“E kemi përgatitur këtë ndeshje në mënyrë shumë të mirë, duke e analizuar në detaje kundërshtarin. Malisheva është duke punuar në këndelljen e ekipit dhe shpresojmë që do të jemi në objektivat tona, si zakonisht. Objektivi i klubit tonë është dalja në Evropë.

Kemi pasur një lodhje dhe jemi duke e rimarrë formën tonë.

Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e dhënë gjatë lojës. Është ndjenjë e mirë të shpallesh lojtari më i mirë i javës dhe shpresoj që të shpërblehem më shpesh me këtë çmim”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha perplaset me kreun e spak ne kuvend lexo pyetjen pastaj pergjigju hajde 68ffadd463dbb
Lajmi i mëparshëm

Berisha përplaset me kreun e SPAK në Kuvend: Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…

kurti kemi te drejte ta propozojme projektbuxhetin 2026 por ka disa te panjohura 68ffae44df0ca
Lajmi i radhës

​Kurti: Kemi të drejtë ta propozojmë projektbuxhetin 2026, por ka disa të panjohura…

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë