alonso e diskuton mundesine e kalimit te mbappes ne te majte te sulmit 69458db41d253

Alonso e ‘diskuton’ mundësinë e kalimit të Mbappes në të majtë të sulmit

December 19, 2025
min lexim

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i ka cilësuar aftësitë e opsioneve më klasike në rolin e numrit nëntë si “shumë të dobishme”, por është treguar i kujdesshëm ndaj idesë për t’i përdorur më shpesh Gonzalo Garcia Torres dhe Endrick Felipe.

Deri tani këtë sezon, Mbappé ka luajtur pothuajse ekskluzivisht në qendër, me Vinicius Junior që herë pas here është zhvendosur më në mes.

Gjatë përballjes së Kupës së Mbretit ndaj Talavera de la Reina, prania e Gonzalo Garcia Torres dhe Endrick Felipe bëri që Mbappé të zhvendosej në krahun e majtë.

Më herët në karrierën e tij, ky ishte pozicioni i tij kryesor dhe, me Francën, futbolli i tij më i mirë ka ardhur me Olivier Giroud si sulmues reference.

Megjithatë, Alonso ishte hezitues ta pranonte këtë si një zgjidhje më të përhershme.

“Në disa momente e kemi bërë, më shumë me Gonzalon.

Por ditën tjetër e bëmë edhe me Endrickun, i cili luajti shumë mirë. Ndryshimi i lëvizjeve për ta liruar Kylianin.

Edhe për anësorët që po luajnë, kur përballemi me mbrojtje të thella dhe duam të fusim më shumë lojtarë në zonë, e dimë që lëvizjet e tyre mund të jenë shumë të dobishme.

Por gjithashtu duhet ta peshojmë këtë me ekuilibrin e skuadrës, të bëjmë vrapime të shkurtra për ta liruar Kylianin, Viniciusin, Ardan apo Juden”, tha ai.

Nëse Mbappé do të luante më shpesh në krahun e majtë, kjo do të kishte ndikim të madh te Vinicius, i cili gjatë karrierës së tij është përdorur rrallë në qendër.

Zhvendosja e brazilianit nga pozicioni i tij i preferuar do të ishte një lajm i madh.

Ai aktualisht është në një seri prej 13 ndeshjesh pa gol, por Alonso është i bindur se kjo do të ndryshojë.

“Me Viniciusin, sigurisht që po flasim me të, po punojmë me të. Mendoj se ka të bëjë me ndeshje të caktuara, momente të caktuara, dhe ai ka qenë shumë pranë. Besoj se do të vijë dhe shpresoj që të jetë nesër”, shtoi ai.

Një tjetër alternativë në krahun e majtë do të ishte Rodrygo Goes.

Më herët gjatë vitit ai u përdor si opsion rotacioni për Viniciusin në të majtë, por së fundmi është rikthyer në formacion, duke luajtur në qendër dhe në të djathtë, duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit si titullar dhe duke i dhënë fund një serie prej 33 ndeshjesh pa gol.

“Ajo që ai i ka sjellë skuadrës ka qenë një lajm shumë i mirë. Ekuilibri që na jep, si me top ashtu edhe pa top. Ka teknikë të shkëlqyer, kombinon mirë mes linjave dhe në hapësira të ngushta. Ne duhet t’ia çojmë topin. Duam të jemi më të qëndrueshëm, qoftë në të djathtë apo kudo që mund të luajë, në të tri zonat. Jam shumë i lumtur për të; po bën shumë mirë”, u shpreh ai.

Një tjetër temë nga ndeshja e Kupës së Mbretit ishin pamjet ku shiheshin Vinicius, Franco Mastantuono, Endrick dhe Arda Güler. Katërshja u pa në humor të mirë pasi Talavera shënoi golin e dytë, duke vënë rezultatin në rrezik.

“Nuk i kam parë pamjet. Ne arritëm ta kalonim turin dhe tani po mendojmë për Sevillën. Përfundoi mirë dhe kaq”, bëri me dije ai.

“Los Blancos” e mbyllin vitin 2025 të shtunën në mbrëmje (21:00) ndaj Sevillës në “Bernabeu”.

Alonso kërkoi që vlerësimet për punën e tij të bëhen në fund të sezonit, mes pyetjeve të vazhdueshme rreth sigurisë së postit të tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bahamas njeh kosoven begaj mirenjohes vendimi kontribut domethenes per stabilitetin ne rajon 69458d56de8e6
Lajmi i mëparshëm

Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Mirënjohës! Vendimi, kontribut domethënës për stabilitetin në rajon

benz i perplaset me zetorin ne aksin fier berat lendohet drejtuesi i mjetit bujqesor 69458e64e089d
Lajmi i radhës

Benz-i përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat, lëndohet drejtuesi i mjetit bujqësor

Të fundit nga

ShkoLartë