allegri duam te kthehemi ne ligen e kampioneve 688799ab847c6

Allegri: Duam të kthehemi në Ligën e Kampionëve

July 28, 2025
1 minut lexim

Massimiliano Allegri është shprehur i lumtur që sërish po e drejton Milanin.

15 vite pas aventurës së tij të parë në krye të kuqezinjve, tekniku italian sërish është në krye të milanistëve.

Allegri tashmë është me ekipin në Perth të Australisë, ku Milani do të përmbyllë turneun veror më 31 korrik me një miqësore ndaj Perth Glory.

I emocionuar për rikthimin, Allegri nuk e fsheh lidhjen e tij të veçantë me klubin nga ‘San Siro’.

“Jam rikthyer te Milani pas 15 vitesh dhe jam i lumtur që jam këtu. Do të jetë një sezon i rëndësishëm për ne dhe duam të kthehemi në Ligën e Kampionëve. Milani është një nga klubet më të rëndësishme në botë dhe duhet të luajë në Ligën e Kampionëve. Kur e vesh këtë fanellë, ndjen përgjegjësinë e përfaqësimit të një prej klubeve historike dhe gjithmonë duhet të japësh gjithçka”, ka thënë Allegri në një intervistë për ‘Eurosport’.

“Zgjodha Milanin sepse e dua këtë ekip dhe nuk mund t’i thoja jo. E bëj këtë punë me pasion dhe përkushtim, dhe jam i bindur se së bashku do të arrijmë qëllimet që i kemi vendosur vetes”, ka pohuar Allegri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

103 vjet raporte diplomatike me shqiperi ambasada amerikane krenare per partneritetin tone 6887996fbabac
Lajmi i mëparshëm

103 vjet raporte diplomatike me Shqipëri, Ambasada amerikane: Krenarë për partneritetin tonë!

nexhmedin spahiu kreret institucionale ndikuan per heqjen e fletarrestit ndaj radojciqit 688799ae8ed53
Lajmi i radhës

Nexhmedin Spahiu: Krerët institucionalë ndikuan për heqjen e fletarrestit ndaj Radojçiqit

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë