Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti nga Kuvendi lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, se ky i fundit bën udhëtime luksoze për të parë ndeshje basketbolli.
Alizoti tha se këto para mund të shkonin për spitalin e Pediatrisë apo për Onkologjikun. Mes të tjerash ai tha se ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala nuk paraqitet prej kohësh në Kuvend.
“Para se kryeministri të shikojë ndeshjet ne stadiume luksoze të Italisë e të botës, të shkojë njëherë Onkologjik, spitalet e fëmijëve dhe gjendjen e mjerueshme ku është Shqipëria. Ministrja e Shëndetësisë ka muaj e muaj dhe nuk dënjon të vijë dhe t’i përgjigjet qytetarëve të vet. Një njëri që ka një të sëmurë në shtëpi, nuk është e sëmurë vetëm ai, por gjithë familja.
Sepse sëmundja e kancerit është shumë e rëndë. Por kryeministri i Shqipërisë dhe ministrat e tij i hipin avionit dhe shikojnë ndeshje është e rëndë. Kryetari i Kuvendit drejton Kuvendin e Republikës dhe ky është një pozicion shumë i rëndësishëm ndaj drejtojeni këtë Parlament siç drejtohet. Ky nuk është oborri i PS. Asnjë deputet i pozitës nuk është i përjashtuar, nuk mundet që ata të jenë engjëj dhe këta tjetër djaj”, shtoi më tek Alizoti.
Burimi: botasot.info


