aliu drejtor i ri i klinikes se neurologjise emerohet dr jovan bozhinovski specialist neurolog dhe asistent ne fakultetin e mjekesise ne shkup 68ecfe96efca2

Aliu: Drejtor i ri i Klinikës së Neurologjisë emërohet Dr. Jovan Bozhinovski, specialist neurolog dhe asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup

October 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 tetor – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, informoi se ushtrues detyre i ri i drejtorit të Klinikës për Neurologji është emëruar Dr. Jovan Bozhinovski, specialist neurolog dhe asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Gjithashtu, janë formuar komisione për mbikëqyrje të punës së kësaj klinike.
“Në lidhje me publikimin e një materiali video me përmbajtje kompromentuese më 10 tetor, e cila, sipas nenit 111, paragrafi 1, pika 4 e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, dhe në lidhje me shkaktimin e dëmit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndaj institucioneve publike shëndetësore – në këtë rast dëmtimi i reputacionit të institucionit – ish-drejtori Dr. Igor Kuzmanovski është shkarkuar nga detyra, dhe sot është emëruar drejtori i ri, Dr. Jovan Bozhinovski.”,- theksoi ministri Aliu.
Ministria është në komunikim të vazhdueshëm me Oden e Mjekëve. Është formuar tashmë një komision në kuadër të Ministrisë dhe është kërkuar mbikëqyrje inspektuese nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Pas kësaj, do të formohet edhe një komision i brendshëm për mbikëqyrje profesionale të Klinikës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dauti tabela ne piken kufitare te qafe thanes pas shume vitesh tani edhe ne shqip ky eshte angazhimi yne me vepra jo me fjale 68ecf7f0b7bb9
Lajmi i mëparshëm

Dauti: Tabela në pikën kufitare të Qafë Thanës pas shumë vitesh tani edhe në shqip! Ky është angazhimi ynë me vepra, jo me fjalë!

dauti tabela ne piken kufitare te qafe thanes pas shume vitesh tani edhe ne shqip 68ecff3195d51
Lajmi i radhës

Dauti: Tabela në pikën kufitare të “Qafë Thanës” pas shumë vitesh tani edhe në shqip!

Të fundit nga

ShkoLartë