alimehmeti per zgjedhjet ne tirane na takon te udheheqim pajtimin kombetar ja pse ska negociata me qorin 68dd9f147bd13

Alimehmeti për zgjedhjet në Tiranë: Na takon të udhëheqim pajtimin kombëtar, ja pse s’ka negociata me Qorin

October 1, 2025
1 minut lexim

Ilir Alimehmeti  ka komentuar mbi zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës dhe negociatat që po zhvillohen mes partive opozitare për të gjetur një kandidat të përbashkët.

Alimehmeti, i ngarkuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të zhvilluar bisedime me partitë e tjera opozitare, theksoi se uniteti është kyç për të sfiduar pushtetin e kryeministrit Edi Rama.

“Po të qëndrojë opozita përballë, nuk ka pushtet që nuk bie. Neve na intereson rezultati në fund të ditës,” u shpreh ai, duke shtuar se dialogu dhe bashkimi i forcave janë domosdoshmëri për të krijuar një koalicion të fortë opozitar.

Alimehmeti nënvizoi gjithashtu nevojën e një “pajtimi kombëtar” brenda opozitës, duke theksuar rolin udhëheqës të Partisë Demokratike si forca më e madhe opozitare.

Ai e cilësoi si mangësi të së shkuarës mungesën e aleancave në zgjedhjet parlamentare, ndërsa nënvizoi se tashmë është momenti për të krijuar një front të përbashkët.

Sa i takon kandidaturës për Tiranën, Alimehmeti tha se tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në Këshillin Bashkiak mes forcave opozitare për të kundërshtuar kryebashkiakun Erion Veliaj.

Megjithatë, ai përjashtoi mundësinë e një marrëveshjeje me Arlind Qorin, duke theksuar se “ai nuk është pjesë e spektrit të djathtë”.

“Mendoj se duhet të kishte pasur aleanca në zgjedhjet parlamentare, por është bërë e qartë që nuk u realizuan siç duhej. Tani është koha të krijohet një pajtim kombëtar që udhëhiqet nga PD dhe të bashkohemi të gjithë në një front të fortë,” përfundoi Alimehmeti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nikoloski po intensifikohet fushata e zeze e opozites te deshperuar dhe te paafte te vetedijshem se populli nuk i do 68dd9d14068ed
Lajmi i mëparshëm

Nikoloski: Po intensifikohet fushata e zezë e opozitës, të dëshpëruar dhe të paaftë, të vetëdijshëm se populli nuk i do

roko vata dhuron shou ne kampionatin anglez 68dd9f73af340
Lajmi i radhës

Roko Vata dhuron shou në kampionatin anglez

Të fundit nga

Portugezi tundohet nga Barcelona

Zhvillime të rëndësishme lidhur me negociatat Zhoao Kanselo–Inter. Klubi zikaltër ka arritur një marrëveshje parimore me Al Hilal-in e Simone Inzagit për transferimin e lojtarit në huazim, me arabët të gatshëm të
ShkoLartë