ali ahmeti per ngjarjet e lubotenit kjo masaker eshte deshmi e cmimit te shqiptareve per liri e barazi 689b0203c0f2f

Ali Ahmeti për ngjarjet e Lubotenit: Kjo masakër është dëshmi e çmimit të shqiptarëve për liri e barazi

August 12, 2025
1 minut lexim

Shkup, 12 gusht – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka rikujtuar ngjarjet e Lubotenit, ku në mënyrë mizore u vranë 10 civlë shqiptarë, në mesin e tyre edhe një fëmijë 6 vjeçar.

Ahmeti shkruar se kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.
“Luboteni, 12 gusht 2001, një ditë që nuk shuhet kurrë nga kujtesa jonë kombëtare. Forcat paramilitare vranë mizorisht 10 civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë vetëm 6 vjeç.

Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Epilogu i saj është vula e luftës së pastër të UÇK-së.

Sot, 24 vite më pas, kujtojmë me nderim dëshmorët dhe viktimat e pafajshme, dhe ripërtërijmë zotimin tonë: pa kompromis do të vazhdojmë misionin për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit.

Lavdi të rënëve të Lubotenit!”, ka shkruar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndryshon komunikacioni per automjetet e renda drejt bllaces 689afce6791d9
Lajmi i mëparshëm

Ndryshon komunikacioni për automjetet e rënda drejt Bllacës

shqiperia nen flake 50 vatra zjarri gjate 24 oreve ministria e mbrojtjes rrezik i larte neper pyje 689b0b6813054
Lajmi i radhës

Shqipëria “nën flakë”! 50 vatra zjarri gjatë 24 orëve, ministria e Mbrojtjes: Rrezik i lartë nëpër pyje

Të fundit nga

ShkoLartë