ali ahmeti nga shuto orizarja bdi mbetet e forte 6a46e26d00e02

Ali Ahmeti nga Shuto Orizarja: BDI mbetet e fortë

July 3, 2026
1 minut lexim
IMG 8391

Sonte, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe plot entuziazëm, mora pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare, njoftoi kryetari i BDI, Ali Ahmeti.

“Ky kuvend dëshmoi edhe një herë unitetin, pjekurinë organizative dhe përkushtimin e anëtarësisë sonë ndaj vlerave që e kanë bërë BDI-në forcën më të madhe dhe më të organizuar politike shqiptare në vend.

U zgjodhën organet dhe strukturat drejtuese të degës: Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, si dhe Komiteti i Veteranëve. Të gjithë të zgjedhurve u uroj punë të mbarë, suksese dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të kauzës sonë të përbashkët.

Shuto Orizarja sonte dërgoi një mesazh të qartë: Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i bashkuar, i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur dinjitetin, barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Së bashku vazhdojmë përpara, më të organizuar dhe më të vendosur se kurrë”, theksoi Ahmeti.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fokus vlen fitues i rikonstruimit te qeverise 6a46e1202777e
Lajmi i mëparshëm

Fokus: VLEN fitues i rikonstruimit të Qeverisë

protestuesit thirrje nga komisariati nr 3 lironi cunat 6a46f978bea4d
Lajmi i radhës

Protestuesit thirrje nga Komisariati nr.3: Lironi çunat!

Të fundit nga

Fokus: VLEN fitues i rikonstruimit të Qeverisë

Partia politike VLEN del si një nga përfituesit kryesorë të rikonstruimit të Qeverisë, shkruan javorja “Fokus” në analizën e saj të fundit për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Sipas “Fokus”-it, VLEN në këto

Chiara Ferragni lë pas krizën?

Kompanitë e Chiara Ferragni kanë shënuar shenja të qarta rimëkëmbjeje financiare gjatë vitit 2025, pas krizës së shkaktuar nga skandali “Pandoro-Gate”, i cili ndikoi ndjeshëm në aktivitetin e saj biznesor. Sipas bilanceve
ShkoLartë