ali ahmeti nga cairi numri 4 eshte krenaria jone kombetare ne evrope shkohet vetem me marreveshjen e ohrit 68eff6945b37a

Ali Ahmeti nga Çairi: Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, në Evropë shkohet vetëm me Marrëveshjen e Ohrit

October 15, 2025
1 minut lexim

Në një tubim madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në komunën e Çairit, lideri Ali Ahmeti mbajti një fjalim të fuqishëm, duke dhënë një mesazh të qartë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit dhe duke kërkuar mbështetje për kandidatin e AKI-së, Bujar Osmani.

“Më 19 tetor votoni numrin 4. Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, nga Struga deri në Likovë e Kumanovë. Nuk do t’ju zhgënjejmë, ashtu siç nuk ju kemi zhgënjyer deri tani,” deklaroi Ahmeti.

Ai theksoi rolin historik të lidershipit shqiptar në integrimin e vendit në strukturat ndërkombëtare.

“Ne këtë vend e anëtarësuam në NATO, zotëri Sela. Tani, ne duhet ta anëtarësojmë edhe në Bashkimin Evropian, sepse këtu janë njerëzit e dijes, me kulturë dhe nga fusha më të ndryshme, nuk ka motor që nuk e kemi lëvizur. Edhe vetmin në Evropë do e çojmë”, tha Ahmeti.

Në vijim, ai dërgoi një mesazh të prerë lidhur me Marrëveshjen e Ohrit dhe proceset euro-integruese.

“Të vetmit jemi ne që i dalim zot Marrëveshjes së Ohrit dhe Maqedonisë. Në Evropë shkohet vetëm nga Ohri rrugë tjetër nuk ka.”, tha ai.

Duke kritikuar ashpër opozitën, Ahmeti shtoi.

“E këta të VLEN-it nuk e dinë çka është Marrëveshja e Ohrit, sepse ata janë aty për të kënaqur nevojat e tyre personale.”, e përfundoi Ahmeti.

Tubimi në Çair u vlerësua si një nga më të mëdhenjtë dhe më domethënësit e kësaj fushate, ku përkrahësit e AKI-së shfaqën entuziazëm dhe vendosmëri për të mbështetur “ndryshimin e ndryshimit”, nën udhëheqjen e Bujar Osmanit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse fytyra juaj ka nevoje cdo dite per vitaminen c 68efe554ac049
Lajmi i mëparshëm

Pse fytyra juaj ka nevojë çdo ditë për vitaminën C?

balluku ne austri diskutime per investime ne energji dhe turizem 68eff7f4dc368
Lajmi i radhës

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë