ali ahmeti kujton ngjarjet e lubotenit kjo masaker eshte deshmi e gjalle e cmimit qe shqiptaret kane paguar per liri barazi dhe dinjitet 689b19096262e

Ali Ahmeti kujton ngjarjet e Lubotenit: Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet

August 12, 2025
1 minut lexim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka rikujtuar ngjarjet e Lubotenit, ku në mënyrë mizore u vranë 10 civlë shqiptarë, në mesin e tyre edhe një fëmijë 6 vjeçar.

Ahmeti shkruar se kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.

“Luboteni, 12 gusht 2001, një ditë që nuk shuhet kurrë nga kujtesa jonë kombëtare. Forcat paramilitare vranë mizorisht 10 civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë vetëm 6 vjeç.
Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Epilogu i saj është vula e luftës së pastër të UÇK-së.

Sot, 24 vite më pas, kujtojmë me nderim dëshmorët dhe viktimat e pafajshme, dhe ripërtërijmë zotimin tonë: pa kompromis do të vazhdojmë misionin për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit.

Lavdi të rënëve të Lubotenit!”, ka shkruar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kodra furnizimi ma barna esenciale ka probleme
Lajmi i mëparshëm

Kodra: Furnizimi ma barna esenciale ka probleme zinxhirore

24 vjet nga masakra e lubotenit 689b190c678be
Lajmi i radhës

24 vjet nga masakra e Lubotenit

Të fundit nga

ShkoLartë