ali ahmeti kujton nene terezen kujtojme me nderim te thelle simbolin e humanizmit dashurise dhe paqes 68adaf26ab82b

Ali Ahmeti kujton Nënë Terezën: Kujtojmë me nderim të thellë simbolin e humanizmit, dashurisë dhe paqes

August 26, 2025
1 minut lexim

Shkup, 26 gusht – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar 115-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë.
“Sot, në 115-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, kujtojmë me nderim të thellë simbolin e humanizmit, dashurisë dhe paqes.
Shqiptarja nga Shkupi i dhuroi botës vlerat më të çmuara të popullit të saj, dashurinë për njeriun, humanizmin dhe përkujdesjen për më të dobtit.
Emri i Nënë Terezës sot ndriçon në shumë kryeqytete të botës, në sheshe dhe universitete, ashtu si në Shkup ku Universiteti “Nënë Tereza”, qendra klinike universitare dhe arteria kryesore e korridorit 8 mbajnë me krenari emrin e saj.
Le të jetë vepra e saj udhërrëfyes për të gjithë ne, për të dashur më shumë, për të ndihmuar më shumë dhe për të ndërtuar një shoqëri me më shumë mirësi”, shkruan Ahmeti.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti taravari po shkon drejt zhdukjes 68adaa1b4ca52
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Taravari po shkon drejt zhdukjes!

taksa e prones u jep bashkive 53 mln euro kete vit tirana mbledh pjesen me te madhe 68adb896442df
Lajmi i radhës

Taksa e pronës u jep bashkive 53 mln euro këtë vit, Tirana mbledh pjesën më të madhe

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë