aleanca itali gjermani shqeteson brukselin rrezik per te cmontuar europen 698db64d44a55

Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

February 12, 2026
1 minut lexim

Një përpjekje e koordinuar midis Italisë dhe Gjermanisë, në prag të Këshillit Evropian informal, ka ngjallur shqetësime mes Francës, Spanjës dhe vendeve të Europës Lindore. Iniciativa, që synon të japë më shumë pushtet qeverive kombëtare, po shihet nga disa si një hap pas në procesin e integrimit evropian.

Sipas disa burimeve diplomatike, aleanca Romë-Berli është fryt i ambicies së kryeministrit gjerman Friedrich Merz, i cili synon të kufizojë eurobond-et dhe të mbështesë një sistem mbrojtjeje të bazuar kryesisht te ushtritë kombëtare. Gjermania ka ofruar 100 miliardë euro për këtë qëllim, duke theksuar prioritetin për sigurinë e saj kombëtare.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka mbështetur këtë axhendë duke përdorur bashkëpunimin me Berlinin për të forcuar qëndrimin e saj mbi nacionalizmin dhe për të ndaluar hapa të mëtejshëm të integrimit evropian. Propozimet italo-gjermane po perceptohen nga pala tjetër si kufizim i fuqisë së Komisionit Evropian dhe si rrezik për unitetin e bllokut, shkruan La Repubblica.

Në këtë kuadër, marrëdhëniet midis Merz dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, janë konsoliduar përmes një pakti që siguron mbajtjen e saj në detyrë deri në fund të mandatit. Ndërkohë, tensionet me Francën mbeten të larta, veçanërisht mbi çështjen e eurobond-eve dhe presidencës së ardhshme të institucioneve evropiane.

Analistët paralajmërojnë se ky zhvillim mund të rrisë ndasitë midis Veriut dhe Jugut të Europës, duke vendosur në pikëpyetje bashkëpunimin mbi mbrojtjen kundër Rusisë. Samiti i sotëm fillon në një atmosferë të tensionuar dhe pa konsensus të qartë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

al khelaifi e quan dicka historike 698db58816415
Lajmi i mëparshëm

Al-Khelaifi e quan diçka historike

po pse shtrihesh ashtu bido merr fjalen per tiu pergjigjur akuzave berisha i bllokon foltoren 698db71845cf7
Lajmi i radhës

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

Të fundit nga

Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë sqarime mbi pikëpyetjet e shumta se kujt i takon paga e 13-të. Në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Murati deklaroi

Al-Khelaifi e quan diçka historike

Pas ditësh tensioni dhe negociatash të fshehta, Real Madridi ka zyrtarizuar largimin nga projekti i Superligës Europiane, duke mbyllur një kapitull që filloi pothuaj pesë vite më parë. Në prill 2018, 12
ShkoLartë