Klubi “Prishtina 038” organizon me sukses edicionin e parë të “Kupës Prishtina 2025”
Klubi i Çiklizmit “Prishtina 038”, në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës, me sukses organizoi edicionin e parë të garës së çiklizmit rrugor “Kupa Prishtina 2025”, e cila u mbajt më 2 Nëntor 2025.
Në këtë garë, përveç sportistëve të licencuar në Federatë, morën pjesë edhe çiklistë nga Shqipëria, si dhe garues të kategorisë Hobi nga qytete të ndryshme të Kosovës.
Gara u zhvillua në itinerarin:
Shell – Veternik – Lipjan – Babush – Ferizaj – Kaçanik – Hani i Elezit (rrethrrotullimi afër “Viva Fresh”) – kthim në Veternik, me një gjatësi prej 134 km për kategoritë Elitë, U23 dhe Junior, ndërsa për kategoritë Kadet,
Femra, Master dhe Hobi u zhvillua një segment i shkurtuar prej 40 km.
Për sigurimin e rrugës dhe mbarëvajtjen e garës u kujdes Policia e Kosovës, të cilës Federata e Çiklizmit e Kosovës dhe KÇ Prishtina 038 i shprehin falënderim për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Ky edicioni i parë i “Kupës Prishtina” u zhvillua me dinamikë të lartë dhe konkurrencë të fortë në të gjitha kategoritë, duke shënuar një fillim premtues për një traditë të re çiklistike në kryeqytet.
Rezultatet Zyrtare
Elitë
1. Albion Kastrati – 3:18:36
2. Agron Kelmedi – 3:27:48
3. Valon Binakaj – 3:30:01
U23
1. Visar Nuhaj – 3:18:56
2. Henri Hysa – 3:24:47
Junior
1. Festim Kurti – 3:24:47
2. Leo Piku – 3:32:00
Kadet
1. Dion Bytyqi – 00:59:54
2. Blend Biqka – 1:16:30
Master
1. Edis Krusha – 1:01:24
2. Muhamet Hamza – 1:02:12
3. Musa Morina – 1:14:20
Femra
1. Enilda Zeqiri – 1:17:20
2. Aferdita Ymeri – 1:24:12
3. Riola Derliu – 1:30:10
Hobi
1. Ilir Gorqi – 1:03:17
2. Ilir Lumi – 1:06:32
3. Egzon Baruti – 1:07:47
Hobi Femra
1. Luta Bislimi – 1:42:20
Burimi: botasot.info


