alban kadriu zgjedhet anetar i ri ne keshillin gjyqesor 693abff9a35e4

Alban Kadriu, zgjedhet anëtar i ri në Këshillin Gjyqësor

December 11, 2025
1 minut lexim

Alban Kadriu, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurispodencës nga Tetova, propozohet për anëtarë të ri në Këshillin Gjyqësor që sot në Komisionin për zgjedhje dhe emërime e kumtoi përfaqësuesi i koalicionit VLEN në Kuvend, Bekim Qoku. Seanca e Komisionit do të vazhdojë deri rreth orës 13, me kërkesë të deputetes Arbana Pasholli nga BDI-ja me shpjegim se duhet të shqyrtojnë dhjetë propozimet e parashtruara në Komision.

Kadriu i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e EJL-së, ku dhe magjistro, punoi në Qeveri, ndërsa pastaj në MBP dhe në SPB Tetovë. Në biografinë e tij, të publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, ai theksoi se si jurist deri më tani ka dhënë rezultate solide dhe se me përvojën e tij të mëparshme si jurist i plotëson kërkesat për anëtar të Këshillit Gjyqësor dhe se do të ndihmojë me sukses në zbatimin e reformave në gjyqësor.

Kandidatët e paraqitur për anëtarë në Këshillin Gjyqësor “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” janë Fehmi Stafa, avokat nga Shkupi, Alban Kadriu, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova, Ganimete Bexheti Ismaili, e diplomuar për juriste me provim të dhënë të jurisprudencës nga Gostivari, Feuzi Xhaferi, avokat nga fshati Çajlë Gostivar, Moni Avziji, jurist i diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Palçishtëe poshtme, Bogovinë, Vedat Salihi, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Haraçinë, Demir Hamiti, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Çajlanë, Arbër Isaku, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova, Sejfulla Osmani, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Gostivari dhe Zoran Petkovski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Kratova.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

simon cowell tregon planet e marteses 693ab67140fab
Lajmi i mëparshëm

Simon Cowell tregon planet e martesës

konkurs per punesime ne kuvend kerkohen bashkepunetore perkthyes dhe interprete me paga 500 1000 euro 693ac71130aec
Lajmi i radhës

Konkurs për punësime në Kuvend, kërkohen bashkëpunëtorë, përkthyes dhe interpretë me paga 500-1000 euro

Të fundit nga

ShkoLartë