alarmon bik u jane demoluar me eskavator varrezat dhe gures e vjeter mbi 200 vjet te perandorise osmane 68a5bbdbe4594

Alarmon BIK-u: Janë demoluar me eskavator varrezat dhe gurës e vjetër mbi 200 vjet të Perandorisë Osmane

August 20, 2025
1 minut lexim

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar me shqetësim të thellë pas lajmit se disa varreza të vjetra osmane në fshatin Rekë të Allagës, komuna e Pejës, janë demoluar me ekskavator.

Sipas reagimit zyrtar të BIK-ut, incidenti ka ndodhur dje në lagjet Pecaj dhe Hokaj, ku janë dëmtuar varrezat dhe gurët mbivarrorë (nishanet), të cilat datojnë që nga periudha osmane dhe janë më shumë se 200 vjet të vjetra.

Reagimi i plotë:

Reagim publikMe shqetësim të thellë kemi marrë njoftimin nga banorët e fshatit Rekë të Allagës, të komunës së Pejës, se në lagjet Pecaj dhe Hokaj dje janë demoluar me ekskavator varrezat dhe gurët mbivarrorë (nishanet) të periudhës osmane, të vjetra mbi 200 vjet.

Pavarësisht motiveve, ky akt paraqet një vandalizëm të papranueshëm dhe të pariparueshëm, një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kulturës dhe trashëgimisë sonë shekullore.

Përveç dëmit material dhe shpirtëror, ky veprim synon të nxisë tensione ndërfetare dhe të cenojë harmoninë tradicionale që ka karakterizuar kombin dhe shoqërinë tonë ndër breza.Veprime të tilla vandale bien ndesh me vlerat themelore të shoqërisë sonë dhe përfaqësojnë mendësi që prodhon urrejtje, mosdurim dhe përçarje.

Atakimi i varrezave dhe gurëve mbivarrorë është në thelb sulm ndaj kujtesës sonë historike, ndaj gjyshërve e të parëve tanë, ndaj vlerave që kanë ndërtuar identitetin tonë kombëtar dhe shtetëror.

Autorët e këtij akti të ulët veprojnë si instrumente të agjendave anti-shqiptare dhe anti-kosovare, të cilat nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe të civilizuar.Kërkojmë me urgjencë nga institucionet kompetente – komunale, regjionale dhe qendrore – përfshirë Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore, Policinë dhe Prokurorinë, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e trashëgimisë sonë historike.Po ashtu, kërkojmë që gurët mbivarrorë të rikthehen në vendin e tyre të mëparshëm dhe të restaurohen sipas standardeve të trashëgimisë kulturore, ndërsa autorët e këtij akti të dalin sa më parë para drejtësisë.Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 19
Lajmi i mëparshëm

Miteva: Nga 8 arbitrazhe ndërkombëtare aktive, kjo Qeveri përfundoi me sukses 3 në favor të Maqedonisë

MICKOSKI
Lajmi i radhës

Mickoski: Nuk do të hapet miniera Kazandoll, Maqedonia kurseu 115 milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë