alarmi per mjet shperthyes anulohet koncerti i noizyt ne prishtine 6880d3067212d

Alarmi për mjet shpërthyes – anulohet koncerti i Noizyt në Prishtinë

July 23, 2025
1 minut lexim

Rap-artisti i njohur, Noizy, ishte paraparë të performonte të martën në një nga klubet e njohura në Prishtinë.

Mirëpo, kjo mbrëmje u anulua për shkak të paralajmërimit për një mjet shpërthyes, ndonëse një gjë të tillë sipas klubit nuk ka ndodhur dhe se ishte alarm i rrejshëm.

Ata kanë reaguar me një postim në rrjete sociale, ku bëjnë të ditur se kanë bashkëpunuar me autoritetet në lidhur me këtë, duke shtuar se nuk kishte asgjë as jashtë e as brenda vendit.

Postimi i plotë i tyre në Instagram:

“Sonte u përballëm me një alarm të rremë, një thirrje e pavërtetë që solli ndërhyrjen e policisë dhe ndërprerjen e ndejës.

Kjo s’ishte gjë tjetër veçse propagandë dashakeqe, një përpjekje e ulët për të na njollosur dhe për të na ndalur.

Por këto veprime nuk na lëkundin – na bëjnë më të fortë. Ne kemi bashkëpunuar plotësisht me autoritetet dhe gjithçka është sqaruar, nuk është gjetur asgjë brenda as jashtë objektit.

Gate Club është këtu për të qëndruar. As propaganda, as thirrjet e rreme nuk na ndalin. Ju falënderojmë për mbështetjen dhe energjinë që na jepni çdo natë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

agjencia kadastrale e kosoves nga 1 gushti pa adrese zyrtare ska dokumente civile 6880d1da3e058
Lajmi i mëparshëm

Agjencia Kadastrale e Kosovës: Nga 1 gushti pa adresë zyrtare s’ka dokumente civile

me pasaporten e maqedonise se veriut mund te udhetohet ne 130 vende pa vize 6880d7409f1b3
Lajmi i radhës

Me pasaportën e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtohet në 130 vende pa vizë

Të fundit nga

ShkoLartë