me pasaporten e maqedonise se veriut mund te udhetohet ne 130 vende pa vize 6880d7409f1b3

Me pasaportën e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtohet në 130 vende pa vizë

July 23, 2025
1 minut lexim

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë në 130 vende në botë pa vizë, që është për tre vende më shumë se vitin e kaluar.

Sipas „The Henley Passport Index“, pasaporta e RMV-së renditet e 38-ta në botë, një kërcim prej shtatë vendesh krahasuar me vitin e kaluar.

Në listën e vitit 2025, ne jemi prapa Serbisë, e cila renditet e 34-ta, ndërsa jemi para Malit të Zi (40), Bosnjës dhe Hercegovinës (42) dhe Shqipërisë (43), Turqisë (46) Kosovës (61).

Pasaporta më e fuqishme në botë këtë vit është Singapori, qytetarët e të cilit mund të hyjnë në 193 nga gjithsej 227 vende pa vizë. Në vendin e dytë janë Japonia dhe Koreja e Jugut me qasje në 190 destinacione pa vizë paraprake, në vendin e tretë janë Danimarka, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Spanja dhe Finlanda me qasje në 189 destinacione. Në vendin e katërt me një pasaportë që lejon udhëtimin pa viza në 188 vende janë Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Suedia, në vendin e pestë me mundësinë e udhëtimit pa viza në 187 destinacione janë Greqia, Zvicra dhe Zelanda e Re. Një pasaportë britanike ju lejon të udhëtoni lirisht në 186 vende, duke e vendosur atë në vendin e gjashtë, ndërsa një pasaportë amerikane është në vendin e 10-të dhe ju lejon të udhëtoni në 182 destinacione pa vizë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarmi per mjet shperthyes anulohet koncerti i noizyt ne prishtine 6880d3067212d
Lajmi i mëparshëm

Alarmi për mjet shpërthyes – anulohet koncerti i Noizyt në Prishtinë

Lajmi i radhës

Andonovski: Ndalohen 42 faqe të reja onlajn të paligjshme të lojërave të fatit , deri tani janë mbyllur 268 faqe të paligjshme në internet

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë