alarmi per bombe ne aeroport arrestohet 26 vjecari 68a766f9c1915

Alarmi për bombë në Aeroport, arrestohet 26 vjeçari

August 21, 2025
1 minut lexim

Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj një 26 vjeçari nga Kisella Voda e Shkupit. Ai kishte raportuar rrejshëm se është vendosur bombë në një aeroplan në aeroportin e Shkupit më 16 gusht dhe për pasojë ishin anuluar disa fluturime.

“Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, u zbulua se më 16.08.2025 në orën 02.41 ai ka raportuar rrejshëm se në një aeroplan që duhej të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit për në Republikën e Turqisë ishte vendosur një bombë, pas së cilës aeroporti u mbyll për trafik për disa orë, ndërsa fluturimet e planifikuara u shtynë gjithashtu për disa orë, përkatësisht deri në përfundimin e kontrolleve antiterroriste”, thonë nga MPB.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij më 20 gusht, me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar sende që lidhen me këtë rast. Ndërsa pas intervistimit të tij në stacion policor, ai e kishte pranuar veprën e kryer penale.

Për këtë rast, ka hapur lëndë edhe prokuroria.

“I dyshuari, me veprimet e tij, krijoi ndjenjë frike dhe pasigurie tek pasagjerët dhe të tjerët e pranishëm në aeroport, dhe në të njëjtën kohë, duke aktivizuar protokollet e inspektimit antiterrorist, prishi trafikun e përgjithshëm ajror”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Prokurori publik i propozoi gjykatësit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit, duke i sqaruar rrethanat që e arsyetojnë propozimin dhe duke treguar se në rastin konkret qëllimi i paraburgimit nuk mund të arrihet me asnjë masë tjetër për të siguruar praninë e të dyshuarit. /SHENJA/

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Lajmi i mëparshëm

Neda Balluku thotë se vitin e ardhshëm do bëj gjoksin për këtë arsye

vlen arber ademi dhe bdi e ulen perqindjen e shqiptareve sot bejne viktimen 68a766fd60953
Lajmi i radhës

VLEN: Arbër Ademi dhe BDI e ulën përqindjen e shqiptarëve, sot bëjnë viktimën!

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë