alarm para derbit dy lojtare te romes shqetesojne gasperinin dhe tifozet 68cfab972c1e0

Alarm para derbit, dy lojtarë të Romës shqetësojnë Gasperinin dhe tifozët

September 21, 2025
1 minut lexim

Vetëm pak orë nga derbi i kryeqytetit, Roma nuk i ka të gjitha kartat në dorë. Në stërvitjen e fundit, përveç Beili dhe Dibala që janë të konfirmuar jashtë loje, munguan sërish Hermoso dhe Ueslei.

Lajmi ndez shqetësimin e tifozëve, pasi të dy lojtarët konsiderohen të rëndësishëm në skemat e Gasperinit. Hermoso vuan nga një lodhje muskulare në këmbën e djathtë. Ekzaminimet mjekësore kanë përjashtuar dëmtime serioze, por praninë e tij në derbi e lënë në dyshim.

Situata e Uesli lidhet me një virus intestinal që e ka mbajtur jashtë stërvitjes për dy ditë radhazi. Stafi shpreson ta rikuperojë në minutat e fundit, por garancia nuk ekziston. Në këtë mënyrë, Gasperini mund të detyrohet të bëjë ndryshime të paplanifikuara në formacion.

Përballja me Lacion është gjithmonë delikate dhe mungesat peshojnë rëndë, sidomos në një ndeshje ku detajet bëjnë diferencën. Roma pret me ankth orët e ardhshme për të kuptuar nëse do të mund të rikuperojë ndonjë nga të dy lojtarët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perse yuri kim doli ne pension te parakohshem 68cfab3af3405
Lajmi i mëparshëm

Përse Yuri Kim doli në pension të parakohshëm?

sulmi i piranjave ndaj modelit te vv se 68cfaba0e33b3
Lajmi i radhës

“Sulmi i “piranjave” ndaj modelit të VV-së”

Të fundit nga

ShkoLartë