IMG 9b12f4128a6e05892b6929a7cd2571cf V

AKV “Ibe Palikuqi” nga Shkupi feston Ditën e Alfabetit në zemër të Prizrenit

November 22, 2025
1 minut lexim

Ansambli i Këngëve dhe Valleve shënon me krenari 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqiptar, duke nderuar figurat e dijes dhe guximit që i dhanë kombit alfabetin e përbashkët, themelin e gjuhës dhe identitetit tonë kulturor.

Në këtë ditë historike, Ansambli përcjell mesazhin e mirënjohjes për të gjithë ata që mundësuan që fjala shqipe të rrojë, të shkruhet dhe të bartet brez pas brezi si një dritë që nuk shuhet kurrë.

Për ta kurorëzuar këtë ditë, Ansambli udhëton sot drejt Prizrenit për të marrë pjesë në festivalin e mirënjohur “Sofra Prizrenase”, ku kultura dhe tradita shqiptare vijnë në skenë në formën më të pastër. Këtë herë, artistët shqiptarë flasin me gjuhën më të lashtë të popullit, me vallen.

Çdo hap, ritëm dhe rrotullim do të jetë një tregim i shpirtit kombëtar, një përqafim i traditës dhe një mesazh dashurie për folklorin që bashkon shqiptarët kudo.

AKV “Ibe Palikuqi” do ta përfaqësojë vendin me valle, të mbushura me emocion, pasion dhe simbolikë, duke dëshmuar se vallja shqiptare është një gjuhë më vete, e fuqishme, e pastër dhe e përjetshme.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cmimi shteteror 22 nentori ibrahimi nuk ka menyre me te mire per te nderuar diten e alfabetit 6921b37506f4c
Lajmi i mëparshëm

Çmimi Shtetëror “22 Nëntori”, Ibrahimi: Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar Ditën e Alfabetit

ali ahmeti uron 22 nentorin gjuha ruhet aty ku shkruhet 6921ba8f757fe
Lajmi i radhës

Ali Ahmeti uron 22 Nëntorin: Gjuha ruhet aty ku shkruhet

Të fundit nga

ShkoLartë