akuzohen per zjarrvenie arrestohet nje person nis hetimi per dy te tjere 689a4cca0554c

Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë

August 11, 2025
1 minut lexim

Policia ka ndaluar 1 shtetas dhe ka nisur procedimin penali për 2 të tjerë, pasi akuzohen për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas.



“Lukovë/Ndalohet një 43-vjeçar që shkaktoi zjarr nga pakujdesia, duke hedhur cigaren në tokë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë bënë ndalimin për veprat penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, për shtetasin B. A., 43 vjeç, banues në fshatin Lukovë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 10.08.2025, në vendin e quajtur “Lapardha”, pasi ka konsumuar cigare, e ka hedhur në tokë dhe nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 30 rrënjë ullinj, si edhe një sipërfaqe toke me shkurre dhe ferra.

Bolenë/Procedohet penalisht një 34-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me shkurre, bimësi dhe pisha.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, pas veprimeve hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në fshatin Bolenë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 09.08.2025, në afërsi të varrezave të fshatit, ka ndezur zjarr për pastrimin e kullotës që kishte në përdorim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe disa pisha.

Tragjas/Procedohet penalisht një 58-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasin G. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Tragjas.

Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies së datës 08.08.2025, në fshatin Tragjas, ku u dogj një sipërfaqe me bimësi”, njofton policia.

Materialet procedurale për këto raste i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izet mexhiti rinia e cairit po behet forca e ndryshimit 689a4b26b8944
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti: “Rinia e Çairit po bëhet forca e ndryshimit”

pista e skijimit ne beleg ramosaj i plotesuam kushtet per kredi murati nuk u pergjigj 689a4ee573260
Lajmi i radhës

Pista e skijimit në Beleg-Ramosaj: I plotësuam kushtet për kredi, Murati nuk u përgjigj

Të fundit nga

ShkoLartë