akuza per lidhje me interesa te dyshimta dhe projektin e aeroportit te vlores abdixhiku i ashper ndaj gazetareve pas humbjes ne zgjedhje 69656aa457948

Akuza për lidhje me interesa të dyshimta dhe projektin e Aeroportit të Vlorës, Abdixhiku i ashpër ndaj gazetarëve pas humbjes në zgjedhje

January 12, 2026
1 minut lexim

Pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e fundit në Kosovë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar publikisht duke sulmuar një pjesë të gazetarëve, të cilët i akuzon për mungesë integriteti dhe për përfshirje në interesa të errëta.

Në reagimin e tij, Abdixhiku i cilëson këta gazetarë si “mercenarë”, duke pretenduar se ata janë të lidhur me rrethana kriminale dhe me afera ekonomike, përfshirë edhe çështjen e Aeroportit të Vlorës – një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që aktualisht ndodhet i bllokuar.

Sipas kreut të LDK-së, reagimet e mediave kanë qenë një vetëekspozim i atyre që, sipas tij, operojnë pranë krimit dhe interesave të dyshimta. Ai shprehet se mënyra se si këta gazetarë e shohin realitetin reflekton botëkuptimin e tyre, duke nënkuptuar se akuzat dhe frika që shpërndajnë burojnë nga veprimet e veta.

Deklaratat e Abdixhikut kanë ngritur pikëpyetje mbi kë kishte konkretisht në shënjestër dhe nëse, siç sugjeron ai, afera e Aeroportit të Vlorës shtrihet përtej emrave të njohur publikisht, duke përfshirë interesa më të gjera se ato të biznesmenit Valon Ademi.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Abdixhiku thekson se nuk do të lejojë që një mentalitet i tillë, që sipas tij ushqehet nga frika, shitblerja dhe lidhjet me krimin, të ketë ndikim në Lidhjen Demokratike të Kosovës, as në diskursin publik dhe as në vendimmarrjen politike të partisë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tare qeteson tifozet menjan deshiron te qendroje te milani 696569f54a201
Lajmi i mëparshëm

Tare qetëson tifozët: Menjan dëshiron të qëndrojë te Milani

instagram mohon shkeljen pasi shume prej tyre marrin email e qe kerkojne rivendosjen e fjalekalimit 69656ace8cac4
Lajmi i radhës

Instagram mohon shkeljen pasi shumë prej tyre marrin email-e që kërkojnë rivendosjen e fjalëkalimit

Të fundit nga

ShkoLartë