aktorja rajmonda bulku cel protesten mos e braktisni kete vend te bekuar 6998ab7540d85

Aktorja Rajmonda Bulku çel protestën: Mos e braktisni këtë vend të bekuar

February 20, 2026
1 minut lexim

Partia Demokratike dhe aleatët e saj mbajnë sot protestën e katërt kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë me kërkesën për largimin e qeverisë.

Mbështetësit e opozitës u mblodhën fillimisht tek selia e Partisë Demokratike, ndërsa të tjerë u bashkuan përgjatë segmenteve rrugore.

Berisha iu drejtua protestës së bashku me drejtues të tjerë të PD dhe aleatët por edhe me protestues që zgjodhën ta shoqërojnë pas qëndrimit rreth 30 minuta në selinë e PD-së, ndërsa protestuesit ishin mbledhur në shesh.

Protestuesve nga podiumi para Kryeministrisë iu drejtua aktorja Rajmonda Bulku.

“Mirëmbrëma të dashur qytetarë të Tiranës, qytetarë të gjithë Shqipërisë, të dashur demokratë. Ju falenderoj që sot doni edhe nga unë një fjalë, të them dhe të kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991, kur ne ishim të gjithë, bashkangjitur me grevën heroike të studentëve tanë, bashkangjitur me ta, nuk patëm frikë.

Luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet harruar që ishte akoma Partia Komuniste në krye. Kishim një frymë, të dashur qytetarë, të gjithë bashkë, hoqëm frikën, morëm guximin tonë, sepse deshëm lirinë, deshëm të rrëzonim sistemin më të egër komunist që na kishte damtuar dhe humbur lirinë tonë për shumë e shumë vite.

Të dashur qytetarë, dua të kujtoj atë frymë dhe ta sjellim këtu sot. Atë dëshirë për të jetuar bukur në Shqipërinë tonë të bukur që na ka falur Perëndia të bukur, por ta bëjmë për jetët tona, për fëmijët tanë, për nipërit tanë. Të kenë mundësi të jetojnë më mirë, sepse ju takon në vendin e tyre të bukur.

Të kenë mundësi të punësohen këtu dhe të mos ikin dhe të mos ikin dhe mos braktisin këtë vend të bekuar. Zoti ka bekuar Shqipërinë, por Zoti bekoftë dhe shqiptarët”, tha Bulku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perinski maqedonia dhe hungaria forcojne lidhjet ne fushen e zhvillimit rajonal dhe politikave te be se 6998a93aa335d
Lajmi i mëparshëm

Perinski: Maqedonia dhe Hungaria forcojnë lidhjet në fushën e zhvillimit rajonal dhe politikave të BE-së

dy ndeshje te shtunen e dy te dielen 6998b20395f62
Lajmi i radhës

Dy ndeshje të shtunën e dy të dielën

Të fundit nga

Dy ndeshje të shtunën e dy të dielën

Llapi – Prishtina vlerësohet prej ndeshjeve më interesante të xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 19:00 në Podujevë.
ShkoLartë