Aktori Andrew Garfield ka treguar se ka hequr dorë nga përdorimi i ChatGPT pasi interpretoi CEO-n e OpenAI, Sam Altman, në filmin e ri Artificial, me regji të Luca Guadagnino.
Gjatë një interviste Garfield tha se puna për filmin e bëri të ndihej i shqetësuar për zhvillimin e shpejtë të Inteligjencës Artificiale.
“Po, hoqa dorë menjëherë nga ChatGPT”, deklaroi aktori.
Garfield e krahasoi këtë vendim me atë që kishte bërë pas xhirimeve të filmit The Social Network në vitin 2010, ku interpretoi bashkëthemeluesin e Facebook, Eduardo Saverin. Pas atij roli, ai kishte vendosur të largohej nga Facebook.
“Sa më shumë mëson, aq më shumë kupton se po hyjmë me shpejtësi në një territor shumë të panjohur”, tha Garfield.
Aktori ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi ndikimin që zhvillimi i AI mund të ketë në vendet e punës dhe në ekonomi, duke theksuar pasigurinë që ekziston rreth pasojave të teknologjisë.
Garfield ironizoi gjithashtu faktin se kompanitë teknologjike premtojnë përfitime të mëdha nga AI, ndërkohë që ende nuk është e qartë se sa vende pune mund të humbasin dhe si do të përshtatet ekonomia.
Filmi Artificial pritet të shfaqet premierë në edicionin e 64-t të Festivalit të Filmit në New York gjatë muajit tetor.
Burimi: botasot.info


