aktori 88 vjecar anthony hopkins nis nje kapitull te ri ne karriere pas dy cmimeve oscar dhe 65 vjetesh ne aktrim 6a522f5bb6443

Aktori 88-vjeçar Anthony Hopkins, nis një kapitull të ri në karrierë pas dy çmimeve Oscar dhe 65 vjetësh në aktrim

July 11, 2026
1 minut lexim

Anthony Hopkins nis një kapitull të ri në karrierë, kalon nga aktrimi te muzika klasike

Legjenda e aktrimit Anthony Hopkins ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme prej më shumë se 65 vitesh, me mbi 150 role dhe projekte artistike, por në moshën 88-vjeçare ai po bën një kthesë të re në jetën e tij profesionale.

Aktori uellsian, fitues i dy çmimeve Oscar, ka nënshkruar një kontratë diskografike me kompaninë Decca Classics dhe pritet të publikojë një album si kompozitor i muzikës klasike.

Ylli shumëdimensional do të publikojë muajin e ardhshëm një koleksion regjistrimesh që do të përfshijë kompozime të shkruara nga vetë Hopkins, të interpretuara nga dirigjenti Gustavo Dudamel dhe Orkestra Philharmonia.

Hopkins, i lindur në Port Talbot të Uellsit, nisi të luante në piano që në moshën 4-vjeçare dhe thuhet se vetëm disa vite më vonë kishte filluar të interpretonte vepra të kompozitorëve të mëdhenj si Beethoven dhe Chopin.

Duke folur për projektin e ri, Hopkins tha në një deklaratë:

“U dashurova me muzikën që në fillim. Ishte dëshira ime e parë, ëndrra ime e parë.

Kam kompozuar muzikë gjatë gjithë jetës sime. Disa prej këtyre pjesëve kanë qenë me mua për dekada të tëra dhe ende e gjej veten duke u rikthyer tek ato.”

Pjesa e parë muzikore që do të publikohet nga albumi titullohet “Bracken Road”, nga vepra e Hopkins “1947: Suite for Solo Piano and Orchestra”. Sipas kompanisë diskografike, kjo kompozim është frymëzuar nga kujtimet e fëmijërisë së artistit në Margam, Uellsin e Jugut.

Në deklaratën e tij, Hopkins shtoi:

“Jeta ime e tërë është një ëndërr. Nënshkrimi me Decca është nderi i një jete. Ka qenë një privilegj i vërtetë të bashkëpunoja me Orkestrën e njohur Philharmonia dhe me solistët virtuozë, violonçelistin Gregorio Nieto dhe pianistin klasik Sergio Tiempo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrezohet nje aeroplan i vogel ne bahamas humbin jeten piloti dhe nente pasagjere 6a522e911824a
Lajmi i mëparshëm

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Bahamas, humbin jetën piloti dhe nëntë pasagjerë

pensionimi ne moshen 72 vjecare reagon lsm nuk eshte zgjidhje e duhur per te mbuluar problemet financiare te fondit pensional 6a52335155268
Lajmi i radhës

Pensionimi në moshën 72 vjeçare, reagon LSM: Nuk është zgjidhje e duhur për të mbuluar problemet financiare të Fondit Pensional

Të fundit nga

ShkoLartë