aktivisti lika policia ka arrestuar me shume se 30 djem qe sot protestonin paqesisht 6aac44b0419e4

Aktivisti Lika: Policia ka arrestuar më shumë se 30 djem që sot protestonin paqësisht!

September 17, 2026
1 minut lexim

Aktivisti Edison Lika ka folur mbrëmjen e sotme nga protesta e 110-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve dhe vijimin e rezistencës.

Lika tha se protesta nuk ka nevojë për “heronj” apo “dëshmorë”, por për qytetarë që t’i kushtojnë një pjesë të kohës së tyre protestës.  Ai u shpreh se gjatë protestës së sotme para Parlamentit, policia ka arrestuar më shumë se 30 persona, të cilët po protestonin paqësisht.

“Ditën e sotme, policia e shtetit ka arrestuar më shumë se 30 djem që kanë qenë duke protestuar paqësisht. Ata kanë shkuar te Parlamenti pikërisht për t’u thënë atyre se ky Parlament nuk na përfaqëson. E përballë këtij regjimi, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe duhet të kemi rezistencë“, tha ai.

Në fund, aktivisti tha se protestuesit nuk do të largohen nga sheshi pa u larguar kryeministri Edi Rama.

Aktivisti Edison Lika: Kjo protestë nuk ka nevojë për heronjë dhe për dëshmorë, kjo protestë ka nevojë për qytetarë që kursejnë çdo ditë nga gjysmë ore nga jeta e tyre për të dalë përballë këtij regjimi.

Kjo protestë, prej ditës së parë, ka qenë paqësore dhe dhuna është ushtruar vetëm nga policia e shtetit, njëlloj siç u ushtrua edhe sot. Ditën e sotme, policia e shtetit ka arrestuar më shumë se 30 djem që kanë qenë duke protestuar paqësisht.

Ata kanë shkuar te Parlamenti pikërisht për t’u thënë atyre se ky Parlament nuk na përfaqëson. E përballë këtij regjimi, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe duhet të kemi rezistencë.

Ne nuk largohemi nga ky shesh pa u larguar kryeministri. Për këtë arsye, sot do të flitet më pak dhe do të veprohet më shumë, se ndërkohë që ne flasim, djemtë mbahen padrejtësisht në Komisariatin Nr. 1.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komuna e kamenices vazhdon investimet ne topanice dhe karaceve 6aac44364f97f
Lajmi i mëparshëm

Komuna e Kamenicës vazhdon investimet në Topanicë dhe Karaçevë

tensionet ne ngushticen bab al mandeb meloni urdheron marinen per mbrojtjen e anijeve italiane 6aac45114de95
Lajmi i radhës

Tensionet në ngushticën Bab al-Mandeb, Meloni urdhëron Marinën për mbrojtjen e anijeve italiane

Të fundit nga

VLEN: Bërvenica gati për fitore!

VLEN sot ka bërë hapjen e shtabit në Bërvenicë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 18 tetorit. Me Jakup Huseinin si kandidat për kryetar të komunës së Bërvenicës
ShkoLartë