aksioni te agjencia kadastrale deklarohen nga prokuroria 687773551754f

Aksioni te Agjencia Kadastrale, deklarohen nga prokuroria

July 16, 2025
1 minut lexim

Njësitet speciale të policisë mëngjesin e sotëm zbarkuan në objektin ku gjenden disa agjenci shtetërore.

Në fakt, ky aksion ka të bëjë me rastin e arrestimit të avokatit Venhar Hana, i cili u prangos më 11 qershor për falsifikim dhe mashtrim.

Për këtë u deklarua edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes zëdhënëses Kaltrina Shala.

Shala tha se aksioni në fjalë po zhvillohet në Agjencinë e Arkivave dhe atë Kadastral dhe lidhet me veprat penale ““ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institutcionin e Arkivës dhe institutcionin kadastral të Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, deklaroi ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fiorentina do asllanin por cmimi konsiderohet i larte 68777351d7244
Lajmi i mëparshëm

Fiorentina do Asllanin, por çmimi konsiderohet i lartë

rusia rrit perdorimin e armeve kimike kunder ukraines thote kallas 6877747d5161e
Lajmi i radhës

Rusia rrit përdorimin e armëve kimike kundër Ukrainës, thotë Kallas

Të fundit nga

ShkoLartë