aksioni i spak kunder grupit rraja shkon ne 17 numri i te dyshuarve indrit dokle i akuzuar per trafik nderkombetar droge 6ab795917c3c3

Aksioni i SPAK kundër grupit Rraja – Shkon në 17 numri i të dyshuarve! Indrit Dokle i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge

September 26, 2026
1 minut lexim

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin e koduar “Muri i Lartë”, ku hetimet e ndjekura nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Adnand Xholi, kanë zbuluar lidhje të ngushta me grupin kriminal të Rrajave. Me lëshimin e urdhërarresteve të fundit ndaj Bledar Cafit dhe Indrit Dokles, numri i të dyshuarve që përballen me masa sigurie në këtë dosje ka arritur në 17 persona.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Posaçme ka firmosur një masë të re sigurie “Arrest me burg” për shtetasin Endrit (Indrit) Dokle. Ndaj tij janë ngritur akuza për trafik ndërkombëtar të kokainës.

Dokle nuk u gjet gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij gjatë operacionit “Muri i Lartë”.

Hetimet e udhëhequra nga prokurori Xholi kanë dokumentuar aktivitetin e grupit të Rrajave në trafikun e lëndëve narkotike dhe veprat e lidhura me krimin e organizuar. Përfshirja e emrave si Bledar Cafi, i arrestuar në Shkodër, dhe Indrit Dokle tregon për shtrirjen e këtij rrjeti në disa qarqe të vendit dhe jashtë tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rreshqiti dhe e shkrepi armen aksidentalisht nga canta 20 vjecari dyshohet se plagosi veten ne nje parking ne ferizaj 6ab795360f41a
Lajmi i mëparshëm

Rrëshqiti dhe e shkrepi armën aksidentalisht nga çanta, 20-vjeçari dyshohet se plagosi veten në një parking në Ferizaj

tajlande permbytje masive ne bangkok shpallet gjendja e emergjences ne te 50 distriktet 6ab795f19fe0a
Lajmi i radhës

Tajlandë/ Përmbytje masive në Bangkok, shpallet gjendja e emergjencës në të 50 distriktet

Të fundit nga

ShkoLartë