aksion i madh i policise ne shkup 113 motocikliste te sanksionuar per shkelje te rregullave te trafikut 69f65accd5177

Aksion i madh i policisë në Shkup: 113 motoçiklistë të sanksionuar për shkelje të rregullave të trafikut

May 2, 2026
1 minut lexim
Screenshot 20260502 213319 Facebook 1024x903 1

Sot, më 02.05.2026, në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 20:00, Sektori për Punë të Brendshme në Shkup realizoi një kontroll të intensifikuar aksional në zonën e qytetit, me fokus të veçantë mbi drejtuesit e motoçikletave, biçikletave me motor ndihmës, triçikletave dhe katërçikletave. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar gjithsej 113 drejtues për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.

​Shkelja më e shpeshtë ishte mosmbajtja e helmetës mbrojtëse, për të cilën janë shqiptuar 45 masa, ndërsa 17 drejtues të biçikletave me motor ndihmës janë ndëshkuar për shkak të mungesës së patentë shoferit. Për më tepër, janë regjistruar edhe 4 raste të drejtimit të motoçikletës me kategori të papërshtatshme, 3 raste të mjeteve të paregjistruara, 3 raste të mosposedimit të lejes së qarkullimit, si dhe 2 raste të lëvizjes në sipërfaqe të papërshtatshme dhe 2 raste të mosndalesës në shenjë të dhënë nga policia. Pjesa tjetër e sanksioneve, përkatësisht 37, u referohen kundërvajtjeve të tjera të ndryshme.

​Gjatë këtij kontrolli, një drejtues i motoçikletës është privuar nga liria bazuar në nenin 297-a të Kodit Penal për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit. SPB Shkup bën të ditur se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore, me qëllim që të sigurohet një ambient më i sigurt për të gjithë në rrugët e vendit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

teuta dhe adonisi te ndare prej dy vitesh ai tashme ne lidhje te re 69f653a340f31
Lajmi i mëparshëm

Teuta dhe Adonisi të ndarë prej dy vitesh, ai tashmë në lidhje të re

kanceri i mitres vaksina hpv arritje historike ne australi 69f66cc71bdb6
Lajmi i radhës

Kanceri i mitrës/ Vaksina HPV, arritje historike në Australi

Të fundit nga

ShkoLartë