aksidenti ne durres identifikohet viktima arrestohet shoferi 28 vjecar 695add95f30d3

Aksidenti në Durrës/ Identifikohet viktima, arrestohet shoferi 28-vjeçar

January 4, 2026
1 minut lexim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në zonën e njohur si “Marfish”.

Sipas njoftimit zyrtar, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një 28 vjeçar, ka aksidentuar këmbësorin Rifat Murra, 68 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 68-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

“Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Screenshot 20260104 215458 YouTube
Lajmi i mëparshëm

Kulla: Ftesa për Lavrovin në Shkup nga Bujar Osmani lidhet me projektin rus për ndryshimin e kufijve (VIDEO)

garcia qendron me kembe ne toke para meje luan mbappe 695addf359526
Lajmi i radhës

Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë