aksident rrugor ne aksin korce kapshtice permbyset kamioni per shkak te eres se forte 698cd616b71f9

Aksident rrugor në aksin Korçë-Kapshticë, përmbyset kamioni për shkak të erës së fortë

February 11, 2026
1 minut lexim

Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës. Një kamion është përrplasur me një automjet. Për shkak të erës së fortë një kamion është përmbysur në rrugë, pasi ka përplasur një mjet tjetër që po lëvizte nga Kapshtica në drejtim të Korçës.

Bëhet me dije se kamioni me tonazh të rëndë po udhëtonte nga Korça drejt Kapshticës. Për shkak të erës së fortë kamioni është përmbysur, duke rrezikuar kështu edhe jetën e drejtuesit të automjetit i cili po lëvizte në drejtim të kundërt.

Mësohet se të dy drejtuesit e mjeteve, nuk kanë marrë dëmtime të rënda dhe ndodhen jashtë rreikut për jetën.

Përmbysja e kamionit bllokoi qarkullimin në të dyja anët e rrugës nacionale Korçë-Kapshticë për më shumë se 40 minuta. Aktualisht, lëvizja në këtë aks është rikthyer në normalitet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cikloni ne madagaskar nderrojne jete 20 persona 698cd54b7eaca
Lajmi i mëparshëm

Cikloni në Madagaskar, ndërrojnë jetë 20 persona

vitia albin kurti mandatar per formim te qeverise 698cd630d9156
Lajmi i radhës

Vitia: Albin Kurti mandatar për formim të Qeverisë

Të fundit nga

ShkoLartë