aksident ne aksin lushnje rrogozhine digjet makina shpetojne mrekullisht nena me femijet 692c81f830074

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, digjet makina, shpëtojnë mrekullisht nëna me fëmijët

November 30, 2025
1 minut lexim

Një automjet tip Toyota është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe bllokim të trafikut për rreth 3 kilometra, nga Cerma deri në Pluk.

Mësohet se mjeti drejtohej nga një nënë, e cila kishte si pasagjerë dy fëmijët e saj, ndërsa fatmirësisht askush nuk ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve për Top Channel, makina është përplasur nga pas me një furgon të OSHEE, për shkak të mosmbajtjes së distancës nga drejtuesja e Toyota-s. Menjëherë pas përplasjes, automjeti dyshohet se ka shpërthyer në flakë, duke u djegur plotësisht.

Forcat e policisë dhe zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punohet për normalizimin e qarkullimit në segmentin e bllokuar. Autoritetet po hetojnë shkaqet e plota të ngjarjes.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

16 subjekte politike dy prej tyre koalicione konfirmojne pjesemarrjen deri me tash per zgjedhjet e 28 dhjetorit 692c814028334
Lajmi i mëparshëm

​16 subjekte politike, dy prej tyre koalicione konfirmojnë pjesëmarrjen deri më tash për zgjedhjet e 28 dhjetorit

uber lanson robote shperndarjeje ne britani ne dy qytete dhe zotohet te dorezoje ushqimin ne me pak se 30 minuta 692c82156f475
Lajmi i radhës

Uber lanson robotë shpërndarjeje në Britani në dy qytete dhe zotohet të dorëzojë ushqimin në më pak se 30 minuta

Të fundit nga

ShkoLartë