Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor që të çon drejt zonës së Zvërnecit, pranë qytetit të Vlorës.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa pesë persona, mes tyre një fëmijë që udhëtonte në një prej makinave me targa italiane, janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve të para, dy prej të plagosurve ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për rrezik për jetën.
Nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale në të tre automjetet e përfshira në aksident.
Burimi: botasot.info


