aksident i trefishte ne autostraden lezhe lac humb jeten motoristi 68e372cfd6e8d

Aksident i trefishtë në autostradën Lezhë–Laç, humb jetën motoristi

October 6, 2025
1 minut lexim

Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë–Laç, pranë kryqëzimit të Markatomajt.

Gazetarja Brixhilda Deda raporton se në ngjarje janë përfshirë dy automjete dhe një motor.

Drejtuesi i motorit mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital.

Dy drejtuesit e makinave nuk kanë pësuar lëndime.

“Në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit“-njofton policia.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vuciq manipulon me serbet e kosoves ja cka u premton 68e372204e0fb
Lajmi i mëparshëm

​Vuçiq manipulon me serbët e Kosovës, ja çka u premton!

digjet xhamia ne britani policia e heton si sulm urrejtjeje 68e37337587e8
Lajmi i radhës

Digjet xhamia në Britani, policia e heton si sulm urrejtjeje

Të fundit nga

ShkoLartë