aksident i rende pane tunelit te kerrabes perplasen 10 makina bllokohet qarkullimi 6929ddd5ccbbe

Aksident i rëndë panë Tunelit të Kërrabës, përplasen 10 makina, bllokohet qarkullimi

November 28, 2025
1 minut lexim

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në aksin autostradal Elbasan–Tuneli i Krrabës, duke krijuar kaos në qarkullim.

Sipas burimeve nga vendngjarja, të paktën dhjetë automjete janë përfshirë në përplasjen zinxhir, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar mbi njëri-tjetrin për shkak të goditjes së fortë.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Trafiku në këtë segment është tejet i rënduar, pasi fluksi i mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit është shumë i lartë në këtë orar. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalizimet e përkohshme në zonë derisa qarkullimi të rikthehet në normalitet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tregu i peletave ne vend eshte stabilizuar ndersa depote nuk jane me te zbrazeta si nje muaj me pare 6929dbd0155f4
Lajmi i mëparshëm

Tregu i peletave në vend është stabilizuar, ndërsa depotë nuk janë më të zbrazëta si një muaj më parë

strugal trim lum perballet me bashkimin 6929de3347100
Lajmi i radhës

Strugal Trim Lum përballet me Bashkimin 

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë