aksident i rende ne fier vlore makina perplas per vdekje nje person 6a23b55221f85

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për vdekje një person

June 6, 2026
1 minut lexim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet.

Për shkak të goditjes së fortë, personi (dyshohet endacak) ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e plotë të viktimës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

para 6 vjetesh qeveria hoti hoqi reciprocitetin ndaj serbise 6a23b4d416c99
Lajmi i mëparshëm

​Para 6 vjetësh Qeveria Hoti hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë

sulme dhe kundersulme irani dhe shba shkembejne goditje ne rajonin e gjirit 6a23b5b11852e
Lajmi i radhës

Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në rajonin e Gjirit

Të fundit nga

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pasi Teherani lëshoi raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj objekteve radarike iraniane.
ShkoLartë