aksident i frikshem ne greqi makina del ne sensin e kundert dhe perplas mjetin e parkuar reagimi i nenes eshte befasues 6a212ed078ce7

Aksident i frikshëm në Greqi! Makina del në sensin e kundërt dhe përplas mjetin e parkuar, reagimi i nënës është befasues

June 4, 2026
1 minut lexim

Një aksident i frikshëm rrugor u regjistrua mëngjesin e së enjtes në Nafpaktos, pranë Sheshit të Portit, ku një automjet doli nga kontrolli dhe shkaktoi dëme të shumta materiale. Sipas mediave greke, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin në një kthesë për arsye që ende nuk janë sqaruar. Automjeti devijoi nga rruga, u ngjit në trotuar dhe përshkoi me shpejtësi një zonë të frekuentuar, duke goditur tavolina, karrige lokalesh dhe disa biçikleta të parkuara.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë momentin dramatik kur makina përparon në mënyrë të pakontrolluar. Në sekondat e fundit, një grua që sapo kishte parkuar automjetin e saj arrin të largohet me shpejtësi duke marrë në krahë një fëmijë, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Mjeti më pas u përplas me makinën e saj dhe me një tjetër automjet të parkuar.

Raportohet se automjeti drejtohej nga një i moshuar, i cili po lëvizte nga zona e Lagadoulës drejt portit të Nafpaktosit. Gjatë lëvizjes së pakontrolluar, makina kaloi edhe në korsinë e kundërt të qarkullimit përpara se të përfundonte në trotuar.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta dhe mori ndihmën e parë nga ekipet mjekësore që mbërritën menjëherë në vendngjarje. Ndërkohë, Policia Rrugore ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit. Sipas raportimeve lokale, automjeti përshkoi një segment ku çdo ditë mblidhen shumë qytetarë. Pavarësisht rrezikut të madh dhe dëmeve të konsiderueshme materiale, bilanci mund të kishte qenë shumë më i rëndë, ndërsa fakti që nuk pati viktima konsiderohet një fat i madh.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vrau nje polic plagosi kolegun e tij rende profili i erret i te rrezikshmit te maliqit 43 vjecari ne kerkim prej 2017 es 6a212e6fe2973
Lajmi i mëparshëm

Vrau një polic, plagosi kolegun e tij rëndë/ Profili i errët i të rrezikshmit të Maliqit. 43-vjeçari në kërkim prej 2017-ës

zejneli ahmeti apo ramadani universiteti i tetoves sot voton rektorin e ri 6a213391b13ca
Lajmi i radhës

Zejneli, Ahmeti apo Ramadani: Universiteti i Tetovës sot voton rektorin e ri

Të fundit nga

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për “zbatimin e një armëpushimi”, por kjo varet nga “një ndërprerje e plotë” e sulmeve të Hezbollahut dhe largimin e të gjithë operativëve të grupit militar

Festa e Poem bën bashkë Ledrin dhe Sarën

Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë lënë pas çdo gjë për t’u bashkuar në një ditë tejet të rëndësishme për vajzën e tyre, Poem Blu. Ish-çifti kanë shoqëruar të voglën e tyre
ShkoLartë