ahmeti nga likova disa kane frike te pranojne arritjet e uck se 68e97b32802c4

Ahmeti nga Likova: Disa kanë frikë të pranojnë arritjet e UÇK-së

October 10, 2025
1 minut lexim

Gjatë një tubimi madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim, lideri politik Ali Ahmeti dha një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë, duke kritikuar ashpër ata që, sipas tij, kanë harruar rrënjët dhe sakrificën e popullit shqiptar.

“Kanë frikë të krenohen me arritjet e UÇK-së. Ne nuk duam që e kaluara të na përsëritet, sepse kemi vuajtur shumë. Këta që janë rritur me ‘keksa’, le të mendojnë mirë!”, u shpreh Ahmeti me tone të ashpra, duke iu drejtuar disa figurave të skenës aktuale politike.

Ai theksoi se Aleanca Kombëtare për Integrim mbetet e përkushtuar ndaj vlerave historike, kujtesës kolektive dhe idealeve për të cilat është bërë lufta: liria, barazia dhe dinjiteti kombëtar.

“Të rinjtë që janë rritur pa një ndjenjë të thellë të historisë nuk mund të udhëheqin me dinjitet të ardhmen e shqiptarëve”, deklaroi më tej Ahmeti, duke bërë thirrje për reflektim dhe unitet rreth vlerave të përbashkëta historike.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zhelina rreshtohet pas blerim sejdiut 68e973ef6d11e
Lajmi i mëparshëm

Zhelina rreshtohet pas Blerim Sejdiut!

ekstradimi nga londra i edmond haxhise juristi ledi bianku garancite e qeverise nuk zbatohen nga gjykatat 68e97c95ba6ef
Lajmi i radhës

Ekstradimi nga Londra i Edmond Haxhisë. Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

Të fundit nga

ShkoLartë