ALI AHMETI

Ahmeti: Në pranverë shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

October 13, 2025
1 minut lexim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dalë me një paralajmërim për zgjedhjet parlamentare.

Ai, nga tubimi në Gostivar paralajmëroi se ato do të mbahen në pranverë.

Ndërkaq, Ahmeti nga Gostivari tha se kur kombi është në rrezik, atëherë interesat partiake humbin rëndësinë.

Sipas tij, kombi është mbi të gjitha dhe se nuk nevojiten parti kur mohohet gjuha dhe shkelet mbi gjakun e dëshmorëve.

“Kur kombi është në rrezik, nuk ka rëndësi partia. S’na duhen parti kur tentohet të mohohet gjuha jonë, kur shkelet mbi gjakun e dëshmorëve, kur na kthehen nepërkat dhe hijenat e hershme për të na shkelur edhe barin mbi varre. “Kushdo që mendon se mund të kthejë prapa gjuhën shqipe, përfaqësimin dhe dinjitetin tonë, le ta dijë se shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë,”, ka deklaruar Ali Ahmeti.

Ahmeti bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 19 tetorit, duke theksuar se “vota është arma jonë më e fortë për të mbrojtur atë që kemi fituar me shumë mund dhe sakrificë.”

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

momente historike ne izrael sot lirimi i 20 pengjeve nga hamasi 7 te paret i dorezohen kryqit te kuq 68ec9195311d0
Lajmi i mëparshëm

Momente historike në Izrael, sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen Kryqit të Kuq

familja e tyson fury e mbeshtet fejesen e vajzes se tyre ne moshen 16 vjecare perputhet me traditat tona 68ec999dc707a
Lajmi i radhës

Familja e Tyson Fury e mbështet fejesën e vajzës së tyre në moshën 16-vjeçare: Përputhet me traditat tona

Të fundit nga

ShkoLartë