ahmeti ne 24 vjetorin e marreveshjes se ohrit ejani te bejme veting mos ledhatoni puthadoret 689cee2fed277

Ahmeti në 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: “Ejani të bëjmë veting, mos ledhatoni puthadorët”

August 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 gusht – Sonte, në ambientet e hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, nga Fronti Evropian është mbajtur Akademi Solemne për shënimin e 24 vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, foli për situatën aktuale politike në vend, duke bërë thirrje për veting, ” nëse jeni burra, e politikanë të ndershëm, ejani të bëjmë veting dhe mos ledhatoni puthadorët”.

“Pa shqiptarët, nuk mund të ketë shtet stabil, të qëndrueshëm dhe me një perspektivë që mund të ndërtojë të ardhmen. Sigurisht, që edhe komunitetet tjera kanë vendin e tyre, përgjegjësinë morale dhe kombëtare e kanë dy komunitetet më të mëdha. Me vazalë, sipas teorisë dhe elaboratir të Çebrolloviqit, nuk mbahet dhe nuk qeveriset shteti. Me argatë, e hyzmetqarë, vetëm që e lëndon dhe nuk i bën mirë shtetit. Ne jemi për paqe, jemi për dialog”, ka shtuar Ahmeti.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas zjarreve shkaterruese greqia goditet nga termeti me magnitude 4 7 balle 689ceb23b71ff
Lajmi i mëparshëm

Pas zjarreve shkatërruese, Greqia goditet nga tërmeti me magnitudë 4.7 ballë

policani dhe gramshi vijojne betejen me flaket e zjarrit 689cefd415485
Lajmi i radhës

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë